E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri të vejat e Bin Laden dënohen me 45 ditë burg e gjoba

Një gjykatë në Pakistan ka vendosur masën dënim me burg për qëndrim ilegal në Pakistan për tri të vejat e Osama bin Ladenit. Tri gratë që u gjetën në vilën ku u vra ish-lideri i Al Kaedës, do të qëndrojnë 45 ditë në burg. Dy prej tyre janë nga Arabia Saudite dhe njëra, më e reja, nga Jemeni. Gjykata pakistaneze urdhëroi kthimin e tyre në vendet e lindjes, pasi gjyqtari i çështjes, Shahruk Arjumand, ka theksuar se gratë tashmë e kishin kaluar një muaj në burgim, që do të thotë se ato do të dëbohen pas dy javësh. Që prej vrasjes së Osama bin Ladenit nga trupat elite amerikane më 2 maj të 2011, familja e tij ishte në duart e autoriteteve pakistaneze për tu marrë në pyetje në lidhje me planet e tij dhe vitet e arratisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›