E Shtunë, 31 Tetor 2026

32 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Siberi

Rreth 32 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni në Siberi, dhe 11 të tjerë kanë shpëtuar me lëndime, në një aksident të shpejtë për të cilin po hetohet se cili ka qenë shkaku. Zyrtarë të Ministrisë ruse për Emergjenca njoftuan se avioni u rrëzua në pjesën perëndimore të Siberisë. Ata konfirmuan 32 të vdekur dhe thanë se rrëzimit të avionit i kanë mbijetuar 11 persona, të cilët janë dërguar në spital me lëndime serioze. Pak kohë pasi ishte ngritur nga pista e qytetit Tjumen, afro 2100 kilometra në lindje të Moskës, avioni ishte përplasur dhe ishte përfshirë nga zjarri. Deri tani nuk ka pasur raporte për shkaqet e aksidentit. Avioni me dy motorë, prodhim italo-francez, i tipit ATR-72, fluturonte nga Tjumeni për në qytetin Surgut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›