E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi riparohet per emergjence ura e Muhurit

Alarmi për dëmtimin e plotë të urës së Muhurrit në Peshkopi, bëri që vendorët dhe drejtoria e rrugëve të ndërhyjnë për emergjencë, në mënyrë që të mundësojnë lëvizjen e kalimtarëve, por edhe të evitojnë ndonjë fatkeqësi. Ndërkohe sipas autoriteteve të drejtorisë së rrugëve, në këtë urë do të ndërhyhet plotësisht. Në projektin, i cili tashmë është gati, sëbashku me fondet për zbatimint e tij, parashikon që dyshemeja e urës të ndërtohet totalisht e re, por edhe në pjesët e tjera të saj.

Ura që lidh gjashtë fshatra në komunen Muhurr të Peshkopisë është dëmtuar prej kohësh, por ditët e fundit ajo kishte dalë jashtë funksionit të saj. Ura është ndërtuar nga Italianët në vitet 40 dhe prej më shumë se 20 vjet nuk është rikonstruktuar. Ajo gjendet në aksin Kombëtar Peshkopi-Kukës , dhe lidh dy brigjet e Drinit të Zi. Disa herë janë bërë projekte për ndërtimin e një ure të re, pasi kjo ekzizstesja është e dëmtuar dhe ka kaluar të gjitha afatet e garancisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›