Rritje pagash per mjeket dhe infermieret
Mjekët dhe infermierët në qendrat shëndetësore në vend do të përfitojnë rritje page nga 2 deri ne 5%. Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shëndetesor miratoi vendimin sipas të cilit paga mesatare për mjekët e familjes në zonat qendrore shkon rreth 55 mijë lekë dhe për ato në zonat e thella në rreth 83 mije lekë.
Ndërsa paga mujore bruto e mjekut specialist me vjetërsi pune mbi 25 vjet varion nga 53.300 lekë në 56.500 lekë. Ajo e një infermiereje me arsim të mesëm profesional arrin në nivelin e 35.500 lekëve dhe nëse ajo ka mbarur arsimin e lartë përfiton 40.000 lekë.
Vendimi i ISKSH nga i cili përfitojnë rreth 9300 punonjës të shëndetësisë në shërbimin parësor e shtrin veprimin e tij që nga data 15 korrik 2012 ndërkohë që ka një efekt financiar prej 61. 6 milionë lekësh.