E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitt Romney nuk ka të ndalur

Me fitore në tri shtetet, në të cilat të martën u mbajtën votimet e republikanëve për nominimin e kandidatit presidencial, ish-guvernatori i Massachusetsit, Mitt Romney, duket se e ka bërë një hap vendimtar, për t'u ballafaquar me presidentin Barack Obama, në zgjedhjet presidenciale më 6 nëntor të këtij viti.

Romney fitoi në të tri shtetet: Viskonsin, Merilend dhe Washington D. C.

Nga ana tjetër, këto humbje për rivalin e tij kryesor, Rick Santorum, ish-senator nga Pensilvania, janë goditje e rëndë, pasi ai tash mbetet shumë larg Romneyt, si në aspektin e delegatëve për Konventën Kombëtare Republikane, ashtu edhe në sigurimin e fondeve.

Në fjalimin e tij me rastin e fitores, Romney, siç ka vepruar ditëve të fundit, nuk merrej me rivalët e tij republikanë, por në fokus i kishte kritikat për presidentin Barack Obaman.

“Liberalët që e kanë humbur kontaktin, sikur Barack Obama, thonë se ata e dëshirojnë ekonominë e fuqishme, por çdo gjë që bëjnë ata tregojnë se nuk e duan biznesin aq shumë. Por, kuptohet, ekonomia është thjesht produkt i të gjitha bizneseve të bashkuara në një vend. Prandaj, kjo është afërsisht sikur kur thoni se ju pëlqen omëleta, por jo edhe vezët”, tha Mitt Romney, para mbështetësve të tij në Milvoki.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›