E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, gati 35 milionë për Di Marian

Chelsea duket të jetë mjaft e interesuar për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit portugez Angel di Maria. Sipas të përditshmes ‘Record’, klubi londinez i ka bërë gati 35 milionë funte vetëm për ta bindur Real Madridin që ta lëshojë përfaqësuesin argjentinas.

Së fundmi, Di Maria e kishte refuzuar ofertën e madrilenëve për ta vazhduar kontratën. Prandaj, e ardhmja e mesfushorit ofanziv argjentinas mund të jetë larg Santiago Bernabeut.

Nëse palët nuk merren vesh për vazhdimin e kontratës, atëherë Di Maria mund të zbarkojë në Stamford Bridge gjatë verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›