E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen pasuritë e Rezart Taçit

 Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës, duke vendosur sekuestro konservative pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi 85% të aksioneve të shoqërisë “ARMO”, të zotëruara nga shoqëria “AMRA Oil”.

Gjithashtu, është vendosur sekuestroja konservative mbi llogaritë bankare të dy kompanive si dhe bllokimin e pasurive të paluajtshme të kompanisë ARMO deri në momentin e përfundimit të gjykimit. Vendimi për sekuestron prej një shume jo më shumë se 75 milion euro, u mor pas kërkesës së Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, e cila ka provuar me fakte para gjykatës se për të realizuar investime në Shqipëri ka depozituar në nëntor të vitit 2008, në llogarinë e bankës Credins, shumën prej 75 milionë eurosh. 

Gjykata ka provuar se shuma në fjalë është depozituar në tre këste, përkatësisht më 19, 18 dhe 21 nëntor të vitit 2008. Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit ka kërkuar kthimin e shumës, duke pretenduar se këto para janë përdorur si kredi për ARMON. Palët mund ta çojnë çështjen në Gjykatën e Apelit brenda dy javësh, në të kundërt vendimi humbet fuqinë. /Start/

                                                                                             2012-08-09 08:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›