E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtimi i mishit, 74 subjekte drejt mbylljes

Nënkryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Petrit Vasili, u bëri apel sot qytetarëve që në kushtet e temperaturave të larta, duhet të shmangin blerjen e produkteve të mishit në subjektet që nuk plotësojnë kushtet apo dhe që malli i tyre nuk ka vulën e bashkisë së Tiranës.

Për të parandaluar tregtimin e mishit në kushte të papërshtatshme, Vasili tha se është një ngritur një grup pune i posaçëm. Subjekte të tilla janë të paregjistruara, ndërsa bashkia do t’iu lërë afat që të aplikojnë për të shlyer detyrimet ligjore e plotësuar kushtet higjieno- sanitare, në të cilat duhet të tregtojnë mishin. Aksionet e bashkisë do të shtrihen në të gjitha zonat e Tiranës, deri në ato më periferiket. /Start/

                                                                                             2012-08-08 17:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›