E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjaft: Gjoba 10 milionëshe sulm i hapur politik

TIRANË- Një sulm i hapur politik, i jashtëligjshëm dhe aspak profesional është konsideruar nga lëvizja Mjaft kontrolli tatimor i ushtruar së fundi pranë kësaj organizate, që ka si qëllim penalizmin për cdo aksion qytetar që kjo lëvizje ka organizuar kundër fenomeneve korruptive të qeverisë.

“Ne besojmë se sulmi i fundit është i motivuar politikisht, dhe i lidhur direkt me aktivitetin publik të kësaj organizate. Kujtojmë këtu protestat që kjo organizatë së bashku me gazetarët dhe me aktivistë të tjerë të shoqërisë civile, kundra ish-ministrit të Ekonomisë Ilir Meta, për sa i përket videos shumë të përfolura në media dhe aferave të tij korruptive. Ndërsa një rast tjetër ka qenë, mbrojtja e institucionit të Piramidës, i cili binte në kundërshtim me politikat qeveritare për të ndërtuar një parlament të ri shumëmilionësh”,- tha përfaqësuesi i Mjaft.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp drejtues të Mjaft kanë deklaruar se kanë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që hedh dritë mbi shkeljet ligjore të bëra nga grupi i auditit, që nga shkeljet procedurale, limiti kohor dhe deri në tjetërsim të objektit të kontrollit.

“Inspektorët tatimorë janë paraqitur pranë Lëvizjes Mjaft në datë 17.03.2011, ndërkohë që kërkesa e lëshuar nga DPT është bërë dy ditë me vonesë. Pasi kanë kontrolluar për më shumë se 2 javë janë paraqitur tek ne me një gjobë prej 10 milion lekë të vjetra”,- u shpreh njëri prej drejtuesve.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›