Incidentet në fushatë Arvizu: Politika si ndeshje futbolli
FIER- Nga qyteti i Fierit ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikes Alkesandër Arvizu ka shprehur shqetësimin e tij për incidentet zgjedhore. Ai ka lëshuar kritika te ashpra ndaj politikws në Shqipëri, duke deklaruar se “ajo është shndërruar në një ndeshje futbolli”- raporton NEWS24.
Duke iu referuar rasteve te fundit te incidenteve, Arvizu ka “bërë thirrje që dhuna të mos ketë përparësi në këto zgjedhje vendore, ndërsa është shprehur se OSBE-ODIHR ka nisur të merret posacërisht me problemet zgjedhore.
Nga ana tjeter, ambasadori amerikan ka bërë thirrje për një decentralizim të mirëfilltë të pushtetit vendor, që sipas tij tregon për një funksionim të mirë të demokracisë. Këto deklarata Arvizu i bëri pas takimeve me krerët lokalë në Fier.
(balkanWeb)