E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Korce dy te vdekur

Dy persona kanë humbur jetën, në një aksident automobilistik të ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Çiflig.

Dy persona janë përplasur për vdekje teksa po tentonin të shtynin nga prapa një makinë. Sipas policisë dy viktimat së bashku me 25 vjeçarin Vilgerd Vojkollari, kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin mjet.

Në një moment makina me targa TR 2616 I është ndalur, pasi kishte pësuar një defekt. Dy viktimat, Genti Çauku 30 vjeç dhe një 50-vjeçar i paidentifikuar kanë dalë prapa për ta shtyrë, ndërsa kanë lënë në timon Vilgerd Vojkollarin. Sipas policisë ka qene një manovër e gabuar e 25 vjeçarit ka bërë që makina të ecë prapa duke përplasur për vdekje dy viktimat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›