E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vdes në punë bojaxhiu bie nga ndërtesa

TIRANË- Një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga ndërtesa ku po punonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së sotme në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.

Mësohet se punëtori ka qënë duke kryer lyerjen e ambienteve të ndërtesës, ndërkohë që ende nuk bëhet e ditur identiteti i viktimës.Trupi i pajetë i bojaxhiut është dërguar në morgun e spitalit Nënë Tereza në kryeqytet.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë njoftuar se nuk dihet shkaku i aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes si dhe po verifikon nëse ishin të siguruara kushtet teknike mbrojtëse në ndërtesën që viktima po punonte.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›