Vret mikun ne darke
I ka kushtuar jetën ftesa qe I kishte dërguar mikut për një darkë në banesën e tij. Pasi janë ushqyer e pirë mirë, mysafiri ngrihet e vret të zotin e shtëpisë. Ky ka qenë fundit për Agim Ramcën 38 vjeç nga zona e Currilave në Durrës, ndërsa kishte ftuar për darkë Muharrem Asllanin 56 vjeç. Viktima vdiq rrugës për në spital pasi thika i kishte prekur zemrën, ndërsa autori është vënë në pranga menjëherë.
Hetimet e deritanishme te policisë tregojnë se shkak i ngjarjes është bërë një debat mes viktimës dhe agresorit ku ky i fundit ka rrëmbyer thikën dhe e ka qëlluar në trup.
Sipas policisë autori i ngjarjes se rëndë e ka kryer krimin në gjendje të dehur, pas një konflikti që këta kishin krijuar mes njëri tjetrit në kohën që po darkonin në banesën e viktimës. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, forca te shumta policie kane mbërritur për të marrë nën kontroll situatën, ndërsa kanë ndaluar autorin e vrasjes, i cili pas kryerjes se krimit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u vetëdorëzuar në polici.