E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri perfshin spitalin numer 5 ne QSUT

Një shkëndijë elektrike në kabullin përcjellës së rrymës ka shkaktuar flakë në spitalin numër 5 të Qendrës Spitalore, Nënë Tereza në Tiranë.
Fatmirësisht zjarri është konstatuar në kohë nga personeli i spitalit.

Vetë personeli ka kryer largimin e pacientëve nga kati i dytë dhe i tretë i spitalit. Me mbërritjen e shërbimeve zjarrfikëse dhe policore situate është normalizuar. Zjarrfikësit kanë shuar flakët, të cilat kishin djegur disa shtretër.

Aktualisht pavionet janë jashtë shërbimit deri kthimin e tyre në normalitet. Po gjatë mëngjesit, flakët kanë përfshirë edhe një banesë në bathore. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa sipas policisë shkaku I zjarrit dyshohet të jetë sërish një shkëndijë elektrike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›