E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, PS akuza Berishes: Po shpërdoron buxhetin

PS denoncoi shpërdorimin që qeveria po i bën buxhetit të shtetit për të mbuluar shpenzimet e fushatës elektorale. Anëtarja e kryesisë rozë, Lindita Nikolla theksoi se Berisha shpërdoroi 10 milion euro për karburantin e ministrave. 

TIRANE- Partia Socialiste denoncoi sot shpërdorimin që kryeministri Berisha po i bën buxhetit të shtetit për fushatën elektorale. Anëtarja e kryesisë rozë, Lindita Nikolla tha se Berisha shpërdoroi 10 milion euro për karburantin e ministrave me të cilat mund të ishin rritur pensionet e 70 mijë invalidëve.
“Berisha dështoi, duke mos investuar në ato projekte të cilat do të siguronin një ndryshim të prekshëm në jetën e shqiptarëve. Me paratë e cuara dëm për karburant, mund të ishte investuar në arsim dhe shëndetësi, mund të ishin rritur rrogat dhe pensionet për mbi 70,000 individë. Por fatkeqësisht, Sali Berisha vendosi t’i djegë këto para të taksapaguesve shqiptarë” theksoi Nikolli.

PS i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë “ti kthejnë shpinën Berishës ashtu sic ai ja ka ktheyer shpinën Shqipërisë”.
Ndër të tjera Nikolli deklaroi se ndryshimi mes Berishës dhe Ramës është se kreu socialist kujdeset për interesat e njerzve dhe për këtë arsye , sipas Nikollit, shqiptarët do të zgjedhin Edi Ramën më 28 qershor.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›