E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjaft-isti G-99-ç (2:1), Erion Veliaj një mashtrues ordiner!

/>Av. Kastriot FRASHËRI *
Prej kohësh një njeri me emrin Erion, jo Arkimed është shfaqur dhunshëm në ekranet dhe gazetat shqiptare me fiksimin se është njeriu i duhur që mund të ndryshoje shoqërinë shqiptare. I keqpërdorur keqazi prej kriptopadronëve që qëndrojnë pas tij, të cilët e sponsorizojnë financiarisht, ky djalosh prej kohësh gjendet në një kllapi mendore dhe sociale, duke treguar klinikisht se ka humbur ekulibrin psiko-emocional duke u futur në skutat e pavetëdijes njerëzore. Rreth 3 vjet më parë, kujtoj, ky njeri me ketë sjellje kaq groteske në llojin e tij, kishte rendur ashtu siç është mësuar të rendë nga një redaksi në tjetrën, për të gjetur adresën e kontaktit të autorëve dhe për të bërë pazare me ta me synimin për të mos e shqetësuar në karrierën e sapofilluar, në redaksinë e një gazete të nesërmen e botimit të atij shkrimi tim të konsideruar të goditur prej lexuesve të shumtë kundër këtij fenomeni perverso-shoqëror me emrin Mjaft.

Në fakt nuk kam ndonjë dëshirë të merrem me një personazh të tillë, sepse ky vend ka mjaft probleme të tjera më të rëndësishme, por kur njihesh prej medias mbi aventurat e këtij njeriu nuk mund të qëndrosh indiferent. Po si mund të rrish indiferent kur mëson se Erion Veliaj personifikon veten me shoqërinë Civile Shqiptare?! Si mund të qëndrosh indiferent kur dëgjon se ky aventurier, jo vetëm që vjedh, mashtron, por dhe me paturpësinë më të madhe i thur vetes dhe shpurës së tij himne dhe lavde që kalojnë çdo imagjinatë njerëzore? A keni dëgjuar se ky njeri me fondet e taksapaguesve evropianë dirigjon prodhimin e filmave dokumentarë për ti shpërndarë në botë për të dëshmuar bëmat e tij? Në këto filma Erion Veliaj, shokët dhe padronët e tij paraqiten si Rilindasit e Rinj të Shqipërisë?! Me të drejtë lind pyetja tjetër: Ku i ke librat dhe veprat o Erion?! Për të merituar një titull të tillë.

Aventurat e këtij njeriu shumëdimensional nuk përfundojnë këtu. Erion Veliaj për përfitime pa fund personale vazhdon të gënjejë opinionin publik duke deklaruar se ka dhënë dorëheqjen nga Mjaft-istët, për tu bërë drejtues i G-99. Fakte të shumtë të siguruara në institucionet e drejtësisë tregojnë të kundërtën e këtyre deklaratave mashtruese. Erion Veliaj vazhdon të mashtrojë më tej opinionin publik shqiptar, duke deklaruar se drejton një Parti politike, kur në realitet grupimi i tij është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Tiranë si një OJF. Fakte të shumë tregojnë se G-99 dhe Veliajt me ndihmën e miqve dhe padronëve të tyre vazhdojnë të mashtrojnë përditë donatoret e ndryshëm, institucionet ndërkombëtare apo Trupin Diplomatik me formën juridike të grupimit që përfaqësojnë, për të grabitur dhe siguruar prej tyre ndihma, projekte dhe fonde financiare të majme që kalojnë shuma marramendëse që kapin vlerën e disa milionëve Euro në vit.

Por nuk është vetëm kjo maja e ajsberg-ut të kësaj Mafie politike në klubin e të cilës gjenden rreth 7-8 organizata të emëruara prej tyre si Shoqëria Civile shqiptare, ndaj të cilave transferohen miliona e miliona dollarë apo qindra projekte fantazmë. Erion Veliaj duhet të përgjigjet përpara ligjit shqiptar për shpërdorimin e misionit dhe qëllimit të OJF-së G-99 për të cilin është ligjëruar, duke transformuar veprimtarine e saj në veprimtari të mirëfilltë partiake. Është detyrë e organeve kompetente të autorizuara nga ligji Nr. 8789, dt. 7.5.2001 Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse të urdhërojnë çregjistrimin e kësaj organizate famëkeqe nga regjistri i organizatave. Me të drejtë lind pyetja: A ka institucione ky shtet që në përmbushje të ligjit duhet tiu drejtohet dhe kërkojë këtyre donatorëve qofshin organizata, qeveri apo ambasada të huaja se po subvencionojnë financiarisht në kundërshtim me Aktet dhe Konventat ndërkombëtare veprimtari partiake që synojnë marrjen e pushtetit ?!

Por veprimtaria e Erion Veliaj nuk kufizohet me kaq. Ai për interesa dhe përfitime financiare, prej vitesh vazhdon të shpifë dhe të vjellë vrer kundër interesave kombëtare, qeverisjes dhe përpjekjeve të Shqipërisë për stabilitet të brendshëm dhe integrim europian, pranë institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.   

Prej ditësh një pjesë e shtypit shqiptar ka filluar të zbulojë dhe të denoncojë Mega-Skandalet, mashtrimet, shpërdorimet dhe abuzimet financiare të dy organizatave jofitimprurese Mjaft dhe G99 dhe të protagonistit të tyre Erion Veliaj. Ky njeri i pangopur në aventurat dhe mashtrimet e tij me emrin Erion Veliaj, 28 vjeç siç thotë në jetëshkrimin e tij në faqen e internetit(ëëë.g99.org), ka drejtuar gjatë viteve 2003-2007 Lëvizjen MJAFT, organizatën kryesore të aktivizmit dhe presionit qytetar në shoqërinë civile shqiptare të nderuar me çmimin e OKB-së për shoqërinë civile në vitin 2004. Erion Veliaj ka punuar për disa organizata ndërkombëtare dhe agjensi të Kombeve të Bashkuara, për OSBE-në, Këshillin e Europës dhe Institutin e Shoqërisë së Hapur. Ai është anëtar i Bordit Drejtues të Fondacionit për Fëmijët dhe të Rinjtë e Ballkanit si dhe të disa organizatave bamirëse dhe instituteve studimore në rajon. Veliaj është diplomuar në Grand Valley State University, SHBA dhe ka kryer Masterin për Politikë Europiane në Universitetin e Sussex në Britaninë e Madhe. Përpara dhe gjatë studimeve ai ka punuar në Ballkan, në Kaukaz, në Amerikën Qëndrore dhe Jugore si dhe në Afrikën Lindore. Erioni është nje folës i vazhdueshëm për Shqipërinë dhe Ballkanin në Parlamentin Europian, Kongresin e Shteteve te Bashkuara si dhe në konferenca rajonale dhe kampuse universitetesh. Momentalisht Erioni punon si analist (Senior Analist in ESI-K.F!??)për Shqipërinë në Iniciativën për Stabilitet Europian, pa përmendur këtu edhe ato dhjetëra e dhjetëra histori bajate të treguara prej tij nëpër TV në fillim të karrierës mbi udhëtimet e tij bamirëse në Kenia, Indonezi, Ganë, Ugandë etj.

Për të gjithë tashmë është i kuptueshëm fakti se një një CV e tillë do të ishte e denjë për një maestro në fund të karrierës së tij dhe jo për një çun-ak 28 vjeçar si personazhi ynë Erion. Sikundër e theksova më sipër, pa dashur të mohojmë rolin e askujt në shoqëri, dëshiroj ti kujtoj Erionit tonë se ky vend për përparimin dhe begatimin e tij, ka nevojë për kontributin e të gjithëve dhe jo të armatës së llafazanëve, mashtruesve dhe mafies së kuqe që përfaqësojnë. Por, me sa duket, tipa si Erion Veliaj jetojnë në një ekzistencë imagjinare midis lluksit të mafies, shtratit me lodra të kuqe dhe Borëbardhës, në të cilën ndihen më mirë dhe më të lumtur sesa në jetën e tyre reale.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›