Spiuni i mirë Remzi Lani, Soros dhe Dodë Bajraktari

/>Nga Kastriot Myftaraj
Nga të tre emrat e përmendur në titullin e këtij artikulli, për lexuesit janë shumë të njohur vetëm dy, Remzi Lani dhe Soros. Madje këta emra, sa i përket Shqipërisë janë lidhur si ata të dy vëllezërve siamezë. Lani është beniamin i Soros në Shqipëri, që kur ky i fundit filloi të veprojë në Shqipëri në 1992, edhe pse zyrtarisht u legalizua në vitin 1994. Që në fillim Lani ka qenë pranë Fondacionit Soros (Shoqëria e Hapur për Shqipërinë), së pari si kordinues i projekteve të medias pranë këtij fondacioni, dhe më pas, që nga viti 1996, si Drejtor i Institutit të Medias, i financuar nga Fondacioni Soros, dhe që supozohej të promovonte median e lirë në Shqipëri. Që atëherë dhe deri më sot, Remzi Lani ka mbetur drejtor i këtij instituti, dhe momentalisht është edhe anëtar i bordit të Fondacionit Soros. Personi i tretë, Dodë Bajraktari është një mësues letërsie në pension që banon në Lezhë, i cili në vitin 1979, është dënuar me 10 vjet burg për agjitacion e propagandë kundër regjimit komunist, i akuzuar si propagandues i At Gjergj Fishtës, Faik Konicës dhe Biblës. Një nga tre dëshmitarët e instruktuar nga Sigurimi i Shtetit me dëshminë e të cilëve është dënuar Dodë Bajraktari, është Remzi Lani, atëherë 21 vjeç.
Unë shpesh në analizat për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit që kanë bërë karrierë, bëj një metaforë nga fizika. Kur përshkruhet karriera e një njeriu shpesh përdoret fjala trajektore, çka është një metaforë nga fizika, posaçërisht nga kinetika, që tregon lëvizjen e sendeve. Kinetika tregon lëvizjen e një trupi, por pa treguar forcat që e venë në lëvizje atë. Në rast se do të shikojmë karrierën e shumë prej ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, duke përfshirë dhe Lanin do të vëmë re tek trajektorja e saj, atë dukurinë e fizikës, që quhet «pika e infleksionit», dhe që konsiston në atë që një trup bën lëvizje që nuk shpjegohen nga forcat që e venë në lëvizje atë. Nëse shikon karrierën e Lanit në kohën e diktaturës, ve re se ky djalosh nga Lezha, jo vetëm që shkoi në studime për filozofi, por ndryshe nga ç ndodhte në atë kohë me të porsadiplomuarit që emëroheshin mësues në rrethe të largta, ose e shumta në fshatra të largta të rrethit të tyre, Lani emërohet në gazetën Zëri i Popullit në Tiranë. Dhe pas një viti, në 1983, u emërua kryeredaktor i Zërit të Rinisë, ku qendroi deri në vitin 1992.
Në vitet 1982 dhe 1983 ka dy pika infeksioni në karrierën e Lanit, veç së parës kur iu dha e drejta të studiojë për filozofi. Cila forcë i dha këtë impuls karrierës së tij. Derisa dinamika tregon vetëm lëvizjen e trupave pa treguar forcat që e shkaktojnë atë, kinematika tregon forcat që bëjnë të mundur këtë lëvizje. «Kinetika» e dosjeve na sqaron se kjo forcë ka qenë Sigurimi i Shtetit. Remzi Lani, pasi u bë «Holta» e Sigurimit të Shtetit, duke paguar çmimin për të drejtën e studimit që fitoi, vazhdoi të shërbejë me zell për të marrë një emërim të pëlqyeshëm. Dodë Bajraktari na zbulon të fshehtën e pikës së infeksionit të Lanit në 1982 dhe 1983. Z. Bajraktari dëshmon: Jam dënuar më 20 mars të vitit 1979, me akuzën agjitacion e propagandë. Atëherë isha 39 vjeç. Ndaj meje kanë dëshmuar tre persona, midis të cilëve edhe Remzi Lani.(gazeta Sot, 26 dhjetor 2007, f. 12)
Dodë Bajraktari dëshmon për qëndrimin e Lanit në gjyq: Remzi Lani ndihej krenar. Ndërsa dy dëshmitarët e tjerë u ndien shumë të turpëruar dhe të diskredituar, aq sa mezi e panë derën për të dalë. (gazeta Sot, 26 dhjetor 2007, f. 13)
Dodë Bajraktari tregon se dy keqbërësit e tjerë kanë ardhur t i kërkojnë falje, ndërsa i treti, Remzi Lani jo. Dhe shton: Si njeri shqipfolës duhet të më kishte kërkuar falje. Kurrsesi nuk duhet të ishte aq indiferent. (gazeta Sot, 26 dhjetor 2007, f. 14) Por Lani duket se nuk është penduar për atë që ka bërë. Dodë Bajraktari ka shkuar dhe tek Fondacioni Soros(Shoqëria e Hapur për Shqipërinë), që të kërkojë një sponsorizim për një libër, duke qenë se ky fondacion jep sponsorizime me shumicë: Jam paraqitur pranë SOROS-it që të më ndihmonin të botoja pasi kam 16 vëllime gati për botim. Doja të më sponsorizonin të paktën 1 vëllim. Por ma prenë shkurt: Jo. Më thanë që nuk mund të botonin vepra artistike. Unë u thashë që ishte vepra historike Rezistenca kundër komunizmit deri më 2 prill të vitit 1952 në Mirditë, megjithatë kërkesa ime nuk u mor parasysh. (gazeta Sot, 26 dhjetor 2007, f. 14)
E pra, fondacioni Soros pretendon se ndjek parimet e filozofit Karl Popper të shprehur në librin Shoqëria e Hapur dhe Armiqtë e Saj(1945), ku u shpallet luftë shoqërive të mbyllura kriminale, mes të cilave dhe nazizmit e komunizmit. Komunizmi sigurisht që është një shoqëri e mbyllur kriminale dhe Remzi Lani është një nga kriminelët e saj. Kështu thotë dhe mentorja tjetër e Soros, Hanah Arendt. E megjithatë Soros mban me pekule Lanin dhe refuzon Dodë Bajraktarin. A mund të jetë i besueshëm Fondacioni Soros, kur thotë se do të nxitë ndërtimin shoqërinë e hapur në Shqipëri, kur punon me njerëz si Remzi Lani, që kanë qenë vegla kriminale të shoqërisë së mbyllur? Pse ndodh kjo? Në rast se Dodë Bajraktari do të kishte qenë çifut dhe Remzi Lani nazisti që e kishte çuar në një kamp përqendrimi, do të ishte ngritur një stuhi botërore! Pse ndodh ky diferencim? Se komunizmi ka vrarë disa fshatarë ukrainas, kaukazianë, kamboxhianë e shqiptarë, ndërsa nazizmi ka vrarë hebrej?
Sot Lani, jo vetëm nuk është refuzuar nga qendrat e huaja që merren me Shqipërinë, por ka në opinionin ndërkombëtar dhe reputacionin e disidentit, dhe të njeriut që ka luftuar për të sjellë demokracinë në Shqipëri. Për këtë ka kontribuar dhe Ismail Kadare, i cili në librin e vet Nga një dhjetor në tjetrin botuar në vitin 1991 në Francë pretendon se ai qe në krye të lëvizjes intelektuale për ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri në vitin 1990 duke qënë se në pranverë 1990 i shkroi një letër Ramiz Alisë ku i kërkonte ndryshime, si dhe duke qënë se botoi një intervistë me këto ide tek Zëri i Rinisë, ku kryeredaktor ishte Remzi Lani. Ai thotë se Sigurimi i Shtetit atëherë pati bërë dy lista me emrat e intelektualëve të shquar që qenë kundër regjimit, njëra e madhe me 150 vetë, ndërsa tjetra e vogël me 12 vetë. Kadare pretendon se: Kuptohet që unë dhe N. Tozaj ishim në të gjitha variantet, në disa raste në krye të renditjes(Ismail Kadare: Nga një dhjetor në tjetrin Fayard, Paris 1991, f. 87). Në librin e vet të lartpërmendur Kadare thotë se pasi i dha intervistën Lanit, i dorëzoi një letër, të cilën ky duhet ta kishte për tu mbrojtur në rast se do ta kritikonin për intervistën. Letra qe një përgjigje e supozuar e Kadaresë ndaj një letre të supozuar të Lanit, ku ky i fundit i bënte vërejtje Kadaresë për idetë që shprehu në përgjigjet për pyetjet e tij. Në përgjigjet e vërejtjeve të supozuara Kadare i thoshte Lanit: Ose botoje intervistën siç është, ose ma kthe menjëherë (f.50). Sipas Kadaresë, Lani iu përgjigj se intervistën do ta botonte të plotë, ndërsa për letrën u shpreh se do ta mbaj për kujtim por sjam nga ata që mund ta shfrytëzoj(f.50). Mes Kadaresë dhe Lanit është zhvilluar në vijim ky dialog:
-Ti qesh, i thashë, por unë të paralajmëroj se me intervistën mund të kesh telashe. Tani flas fare seriozisht. Ti mund ta paguash shtrenjtë, kurse unë jo, prandaj.
-Jo tha ai. Do ta botoj intervistën me bindje të plotë dhe letrën e dytë do ta grisja në sytë e tu, sikur të mos ta doja si kujtim. (f.51).
Dëshmia e dodë Bajraktarit dhe dosja e Remzi Lanit ku figuron si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin Holta na tregojë se këtu nuk ishte fjala për guxim, por për një skenar të regjimit dhe sigurimit të Shtetit, si instrument i tij, me ç rast shpjegohej guximi i Lanit, si një truk i ardhur për shkak se Lani qe ngarkuar nga Sigurimi i Shtetit me një mision katovician. Dhe ky mision vazhdon ende.