Politika pa moral, nuk është më politikë
/>Nga Daut Gumeni
Tranzicionitrashëgimi pushteti, që po zgjat tek ne sikurse zgjati dhe ndërtimi i socializmit me forcat tona, e ka kthyer Shqipërin렠 paskomuniste në një vend ku besohet më tepër, jo ajo që ndodh, por e pabesueshmja, e ka kthyer në një vend ku lulëzon më tepër gënjeshtra se e vërteta, në një vend ku broçkullat e pushtetarëve merren për mençuri e madhe politike dhe urtësia e vërtetë popullore merret për budallallëk. Madje pushtetarët tanë të tranzicionit-trashëgimi janë aq të bindur që urtësia popullore është pengesë për zhvillimet bashkëkohore, sa edhe zhvillimin e vendit ia kanë besuar jo interesave jetikë të popullit fukara por miqësisë vëllazërore tradicionale me fqinjët tanë, aq dashamirës ndaj përparimit e begatimit tonë, sa janë bërë copa me kohë për ta parë këtë popull të ndarë në pesë shtete. Dhe këtë e kanë bërë thjesht që edhe në krye të këtij populli të paditur të rrinë gjithnjë udhëheqës të ndritur, që merakosen më shumë për punët e Ballkanit e të Europës e nuk u del koha të merren ca dhe me punët e Shqipërisë së varfër. E shumta, pasi të kenë vënë në vijë punët e rajonit dhe të kontinentit tonë, japin një dorë dhe në punët e Azisë e të Amerikës, apo japin dhe ndonjë këshillë për përmirësimin e organizimit të vetë OKB-së
Ec pastaj e mos u kreno me këta pushtetarët tanë të tranzicionit, që arrijnë ta bien dhe Krans Montanën e Fiera del Levanten brenda në Tiranë, po nuk e dinë ku bie Gërdeci(!).Se pushtetarët tanë nuk kanë kohë as të lexojnë raportet e përhershme të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për autokolonat që transportojnë predha luftarake 12 kilometra larg Pallatit të Kongreseve, që mezi merr frymë nga kongreset e 99 partive të këtij pluralizmit tonë të shtirë. Si të mos krenohen shqiptarët, kudo që janë, me këtë sorollop pushtetarësh që ia dolën aq bukur të kthehen brenda natës nga enveristë të thekur në Bredha të Demokracisë? Pse të mos krenohen shqiptarët me këtë takëm pushtetarësh që ia dolën me aq mënçuri ta ndajnë përsëri shoqërinë shqiptare në dy klasa, por tanimë sipas rekuizitës së re të pushtetarëve tanë të vjetër, jo më në revolucionarë dhe armiq të popullit, por në kastën e zgjedhur të misionarëve-mashtrues profesionistë dhe në masën e gjerë të popullit budalla? Nga të mos krenohen shqiptarët e shkretë, kur shohin sa mundohen pushtetarët e tyre për të zgjidhur problemet e vështira të botës dhe mezi u mbetet fare pak kohë sa për ti hedhur një sy biznesit të vogël vetjak? Mos ju duket gjë e vogël që enveristët e thekur të tregohen aq liberalë sa ta lejojnë popullin budalla të shajë edhe vetë burrin më të madh që ka qitë Iliria? E, tek e fundit, çfarë kërkon më shumë nga demokracia e enveristëve ky popull budalla, kur e kanë lejuar të merret gjithë ditën me politikë? Populli le ti zgjidhë vetë problemet e ti mbrojë vetë interesat si ti duket më mirë, kush e ka ndaluar? Jemi apo nuk jemi në demokraci? A deshi vetë populli të shkonte në kapitalizëm, atje po e shpien dhe pushtetarët tanë. Çfaj kanë pushtetarët tanë që në Shqipëri edhe kapitalizmi është një parakapitalizëm hajdutësh, ku pushtetarët detyrohen të merren pak dhe me monopolet e tyre? Në Shqipëri edhe kapitalizmi është origjinal, sikundër qe dhe socializmi fitimtar, mos dhe për këtë harresë të popullit budalla e paskan fajin prapë pushtetarët tanë?
Mos e dhëntë Zoti tu biem në qafë pushtetarëve tanë dushkarakë, që e dinë dhe Venezuelën në kufi me Lituaninë, por dinë mirë të zbatojnë direktivën e fundit të Partisë-mëmë:Të pasurohen njerëzit tanë me çdo mjet e me çdo kusht! Vërtet që këta dushkarakët tanë të tranzicionit nuk dinë ta flasin aq paq gjuhën shqipe, por dinë bukur mirë të paralizojnë tregun dhe konkurencën e lirë duke krijuar (me dorën e ngrohtë të Partisë dhe me ngritjen e traut të Doganës) monopolet e tyre të sigurta në një ekonomi përpëlitëse, që njeh vetëm tregtimin e mallrave të fqinjëve. Këta dushkarakët e politikës sonë të tranzicionit, mbase nuk e dinë përse jemi prapë të izoluar dhe në sistemin e ri si në kohën e Partisë, por e dinë fare mirë të mos e qasin fare moralin në politikë dhe madje këtë e deklarojnë dhe publikisht e pa pyetur se çfarë mund të mendojnë për ta zgjedhësit e tyre budallenj, që kujtojnë vërtet se dushkarakët janë edhe përfaqësues të interesave të tyre. Se dushkarakëve tanë të këtij tranzicioni të pambarim, u mjafton të dinë vetëm direktivën e fundit të Partisë mëmë:Të pasurohen njerëzit tanë me çdo mjet e me çdo kusht! Çu hyn në punë dushkarakëve tanë të politikës së tranzicionit të dinë se politika pa moral pushon së qeni politikë?
Në mbyllje të këtyre radhëve, mbase nuk është fare e kotë ti pyesim dushkarakët tanë të politikës së këtij tranzicioni skandaloz: E keni dëgjuar ndonjëherë dhe ju, zotërrinj, se politika pa moral nuk është më politikë? Edhe për të mirën e tyre, u duhet thënë këtyre dushkarakëve pjella të një politike të pistë se na bëjnë dhe për të qeshur kur mendojnë se ky popull është vërtet aq budalla, sa çkujtojnë të punësuarit në politikën tonë të tranzicionit. Se shqiptarët e lodhur nga diktatura besuan pa të keq që erdhi dhe për ta dita të shpëtonin nga ky sorollop pushtetarësh, por po e shohin gjithnjë e më qartë që nuk është përdorur kurrë një paturpësi e tillë për ti bërë të gjithë budallenj. Zotërinj dushkarakë të një pushteti të trashëguar vetëm për hir të pseudonimeve, mos u tallni aq paturpësisht me popullin tuaj dhe mos harroni se populli, që ju e bëni për aq budalla, thotë dhe:Qesh mirë ai që qesh i fundit.