E Diel, 1 Nëntor 2026

Realitete merobaziano-berishiane, ose kjo «Çorapja» blu tregon demokracinë!

/>Nga Kastriot Myftaraj
    Mero Baze, pas sulmit tronditës që i bëri «Rilindja Demokratike», në 5 janar 2008, në një editorial të nënshkruar nga kryeredaktori Bledi Kasmi, që e quajti Mero Braçe, reagoi në një replikë me titull «Sqarim për politikanin Lulëzim Basha», të botuar tek gazeta «TemA», në 6 janar 2008. Në këtë replikë Mero Baze e akuzon Lulëzim Bashën se është autori i artikullit në RD, dhe se e ka përdorur emrin e kryeredaktorit të RD, Bledi Kasmi si pseudonim. Me këtë Mero Baze kërkon të gënjejë veten, ose më saktë lexuesit, sikur sulmi nuk i vjen nga vetë Berisha, por nga Basha. Mero Baze ka të drejtë kur thotë se emri i kryeredaktorit të RD, Bledi Kasmi në këtë rast është përdorur thjesht si nome du guerre  nga tjerë që janë shumë më lart në PD, se Mero i njeh shumë mirë praktikat mediatike të PD, por Mero tregohet naiv, ose më saktë kërkon të mashtrojë lexuesit, kur thotë se emri «Bledi Kasmi» në këtë rast është nome du guerre  i Lulëzim Bashës. PD nuk do të ishte ajo parti që është dhe RD nuk do të ishte ajo gazetë që është, sikur editoriale të tilla të botoheshin pa lejen e Berishës. Mero Baze të gjitha këto i di shumë mirë. Është shumë qesharake të lexosh se si Mero Baze në shkrimin e vet flet me shumë indinjatë për ata që shkruajnë me pseudonime, duke e quajtur këtë një traditë të keqe të RD dhe shtypit të djathtë, që sipas Meros ishte mbyllur, derisa nuk e çeli Basha: «Lexova dje shkrimin tuaj të botuar në gazetën RD, me pseudonim, ku rreshtoje një sërë shpifjesh të rëndomta ndaj meje pa asnjë gjë të vërtetë dhe më duhet të sqaroj për disa elemente që nuk kanë të bëjnë me të, por me profilin tuaj si politikan Në atë kohë përdorej rëndom pseudonimi Dylejman Karaj, tani është gjetur një pseudonim më i pranueshëm». (gazeta «TemA», 6 janar 2008, f. 1)
    Por, Mero Baze, ka qenë ai, i cili është shembull i gazetarisë dhe publicistikës pseudonimse, duke qenë se ai bëri para në karrierën e gazetarit dhe publicistit, herën e parë që PD ishte në pushtet në vitet 1992-1997, vetëm për faktin se emri Mero Baze ishte nome du guerre  mediatik i kryetarit të ShIK, Bashkim Gazidede dhe i vetë Berishës. Prova më e mirë për këtë gjë është libri i Mero Bazes Realitete shqiptaro-amerikane. Mero Baze. Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut e përdorimit të Mero Bazes si pseudonim. Në përgjigjen e vet, Mero Baze, atë çështje që duhej ta trajtonte të parën, e çon të fundit, kur shkruan: «Së fundi, dua të sqaroj dhe problemin e biznesit tim. Është e vërtetë se qysh muajin parë që PD erdhi në pushtet u detyrova të shes gazetën, pasi kisha 240 mijë euro borxh, për shkak të përkushtimit tim gjysmë donkishotesk për të risjellë në pushtet Partinë Demokratike dhe për të qenë avokat i saj për tetë vite, kur e braktisën të gjithë». (gazeta «TemA», 6 janar 2008, f. 10)
    Lulëzim Basha mund të mos i dijë disa gjëra se nuk ka qenë në Shqipëri, por ne që kemi qenë këtu, dhe kemi qenë monitorues të vëmendshëm i dimë gjërat shumë mirë. Ajo që nuk e thotë Mero Baze në këtë rrëfim të «të sinqertit djall» është se, me të ardhur PD në pushtet në 2005 Mero Baze ia shiti gazetën e vet për 500 mijë euro pronarit të ndërtesës në qendër të Tiranës ku do të vendosej kazinoja greke, kur PD, gjatë fushatës, e kishte kritikuar shumë ish-kryeministrin Nano për dhënien e lejes për hapjen e kësaj kazinoje në qendër të Tiranës, dhe PD kishte premtuar se do ta zhvendoste atë jashtë Tiranës. Flamurtari i luftës mediatike kundër kazinos kishte qenë kurrkush tjetër veç i bukuri shejtan, Mero Baze. Për këtë gjë Mero Baze pati një debat të bujshëm mediatik, në shtyp dhe televiziv, me shefin e «Mjaft», Erion Veliaj, i cili ia kujtoi Bazes të gjitha ato që kishte thënë kundër kazinos, pas të cilit debat nuk mbeti kush pa e marrë vesh këtë aferë të pistë të Bazes. Pse duhej që pronari i ndërtesës ku do të vendosej kazinoja greke, një biznesmen i majtë, të cilin për më tepër Mero Baze e kishte sulmuar ashpër në vitin 1998, sikur i kishte privatizuar mjediset në Parkun Rinia me çmim simbolik, për shkak se ishte kushëriri i zëvendëskryeministrit të atëhershëm socialist, Kastriot Islami, të blinte gazetën e Mero Bazes për 500 mijë euro? Aq më tepër duke i lënë Mero Bazes, siç i njoftoi ai lexuesit të drejtën që të vazhdonte shkruante në gazetë dhe madje të drejtonte politikën editoriale të gazetës. Është e qartë se pronarët e kazinosë gjetën si rrugën më të mirë për të siguruar mbështetjen e kryeministrit të ardhshëm Berisha, që të blinin Bazen, Rasputinin e Berishës. Prapaskena e kësaj afere ishte se blerësit në fakt po i jepnin 500 mijë euro Bazes, duke ia lënë në dorë edhe kontrollin e gazetës, që do të vazhdonte të financohej prej tyre. Pra, përfitimi i Bazes ishte i dyfishtë. Pas kësaj Mero Baze ndërpreu luftën kundër hapjes së kazinos dhe u bë një simpatizant i saj. Kështu, i pari njeri që e kompromentoi qeverisjen e duarve të pastra të PD, të dalë pas zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, nuk ishte ndonjë ministër, as ndonjë drejtor por ishte vetë Mero Baze, i bukuri shejtan.
    Po të besojmë atë që thotë Mero Baze se kishte 240 mijë euro borxh, për shkak të përkushtimit të tij ndaj PD në opozitë, atëherë, pas pagimit të borxhit ai doli me një fitim prej 260 mijë eurosh, si dhe me të drejtën që ta kishte përsëri gazetën nën kontroll, duke mos pasur nevojë që të merrte borxhe për të, se do ta financonte pronari, duke filluar që nga rroga super e lartë e Meros që do të paguhej si editorialist. Por ne të tjerët që nuk kemi qenë emigrantë si Lulzim Basha, dhe kemi qenë në një pozicion për të mësuar disa gjëra më tepër, mund të themi më tepër për punët e Meros. Unë që kam shkruar nja njëqind artikuj tek gazeta TemA, kur PD ishte në opozitë (për shkak të parimit tim që të shkruaj vetëm në gazeta opozitare), nuk e kam dëgjuar Meron ndonjëherë të ankohet se po merr borxh për të mbajtur gazetën. Meroja ankohej vetëm se i duheshin shumë përpjekje për të marrë donacione në lekë nga biznesmenë të ndryshëm, dhe krenohej se ishte në gjendje t u merrte para dhe të majtëve. Nëse Mero thotë se ka marrë 240 mijë euro borxh për të mbajtur gazetën e tij pro PD në kohën që PD ishte në opozitë, ai duhet të thotë se kujt ia ka marrë këto borxhe. Mos ndoshta Mero konsideron si marrje borxhi faktin që një biznesmen atëherë i majtë dhe pronar i një televizioni që sot është pro PD, i lëshoi Meros pa pagesë ambiente të bollshme dhe luksoze në një pallat të ri, për gazetën?
    Pastaj, si shpjegohet që ky Mero Baze, që nga tetë vjet qëndrimi të PD në opozitë, doli me 240 mijë euro borxh, për shkak të përkushtimit të tij ndaj PD, gjatë kësaj kohe që PD ishte në opozitë bleu dy shtypshkronja dhe ndërtoi një vilë në Golem, në bregdet? Mero Baze nuk sqaron se ku e gjeti shtypshkronjën ku thotë se shtypet RD, kur i drejtohet Bashës:  «Ti duhet të kesh guximin t`i përballosh vetë betejat publike, jo të bësh letra me pseudonime në gazeta dhe të vësh në pozitë të vështirë miqtë e mi të vjetër në atë gazetën RD, të cilët nuk i kam lënë dje të japin dorëheqjen, vetëm pse dua të shikoj se deri ku shkon pafytyrësia që fshihet pas buzëqeshjes tënde. Për më tepër, më duhet të them se kanë 7 muaj që nuk kanë paguar as shtypshkronjën dhe kjo gazetë shtypet me paratë e mia, duke botuar shpifjet e tua kundër meje». (gazeta «TemA», 6 janar 2008, f. 10)
    Pra, Mero Baze vetë thotë se ai nuk është thjesht gazetar dhe botues, por edhe biznesmen, që ka në pronësi shtypshkronjë. Dhe këtë shtypshkronjë Mero Baze e ka blerë në kohën kur PD ishte në opozitë. Madje atëherë Mero Baze bleu dy shtypshkronja njërën pas tjetrës, njërën më moderne se tjetra. Në shtypshkronjat e Mero Bazes shtypeshin të gjitha materialet elektorale të PD, si dhe materiale të tjera të nevojshme për PD. Dhe PD e paguante shtrenjtë Mero Bazen për këto shërbime. Vetëm për materialet e mitingjeve Nano ik Mero baze i çoi PD një faturë prej 8.5 milion lekë të reja, gjë që shkaktoi protesta nga njerëzit e administratës së PD, njëri prejt të cilëve, deklaroi hapur se ai mund t i bënte në një shtypshkronjë tjetër për vetëm 1.5 milion lekë, madje me cilësi më të mirë. Si i bleu Mero Baz

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›