Në njërën anë PD-ja atdheun ndërton në tjetrën anë PS-ja fitoret i mbron!!!!

/>Besi Bekteshi
Vazhdimi mund të ishte : Na ecim përpara, përpara gjithmonë se prin fitimtare...!?. Por këtu vjen momenti për të medituar dhe medituar tepër me kujdes, dhe mënyrë të qetë dhe transparente.
Shpesh herë duke krijuar një sistem krahasimi dhe ndërtuar skema të ndryshme në grupe miqsh se si mund të dilet nga ky ruralizëm dhe idiotizëm politik që kemi, gjëndja shkon deri atje sa që arrihet të mendohet e vetmja, por e frikshmja e pa shpresë e në kohë si opsion i vetëm.
Qëllon që në momente të acaruara arsyetimi shkon në pikën pa kthim që thotë: Vetëm kur të përfundojnë të gjithë brezat e indoktrinuar, të mbetur pa ngrënë, dhe të arsimuar, por dhe kulturuar në enverizëm, atëherë mbase do të duhen edhe 20-të vite të përmirësohemi edhe moralisht.
Ky është padyshim, një moment shumë i dobët arsyetmi, por praktikisht është akoma edhe sot i vërtetë.
Duke qënë se edhe unë jam një brez i tillë, se kam bërë hartim dhe kam dhënë provim për partinë, se kam pasur njerëz në shtëpi që më kanë dhënë edhe pjatën e gjellës me partinë dhe pse kam pasur në lagje, në shkallë, në rrugë, në shkollë dhe punë, njerëz të cilët me kanë çarë ...me partinë, ka ardhur një ditë që tani edhe sikur unë dhe brezat e tjerë mbi mua apo pak nën mua tju ketë ndodhur po e njëjta gjë.... me partinë, sa që janë të sëmurur të gjithë pikërisht me partinë.
Ne nuk kemi shpëtim sepse ne jemi dashur, padashur me partinë dhe kjo është fatkeqësia jonë e madhe kolektive e pashërueshme.
Por më e keqja është se edhe Sali Berisha dhe shumë të tjerë, por kryesisht ai, na ka indoktrinuar me kapitalo-rrumpallizmin dhe mos-shtet formimin, në saj të partisë dhe po shtohen edhe breza të tjerë që kanë lindur në këtë sistem totalisht atavizëm dhe bisht i atij të parit dhe me në qëndër pikërisht partinë. Si PD-në, e PS-në dhe të tjerat më pas ky qeder i ka gjetur.
Po ti shtosh atyre brezave që përmenda më përpara edhe brezat që kanë kapur anijet, gomonet, që kanë transportuar drogë në mal dhe det. Që kanë marrë femrat për ti çuar në trotuaret e perëndimit dhe lindjes dhe kanë investuar për pallate dhe vetura luksoze. Që kanë shitur armë dhe kanë eliminuar njëri tjetrin për të gjitha veset e botës së qytetëruar mund të themi atëherë se kemi të bëjmë me dy sisteme dhe breza që më të hatashëm se kaq nuk mund dhe nuk ka shembull tjetër, se mund të bëhen. Një brez sahanlëpirës dhe servilo-spiun i moshave 40-70 vjeç dhe një brez mafioz dhe kriminel nga 15-40-të vjeç që së bashku me partinë përbëjnë edhe vazhdimin e pa qytetërimit tonë të paepur dhe të vazhdueshëm.
Natyrisht që nuk janë absolutisht të gjithë kështu. Ky vend ka një shumicë njerëzish, të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm, por edhe tepër të kulturuar që të kuptojnë, se kush ka qënë ajo botë dhe kush është kjo e sotmja.
Por partitë dhe sidomos dy të mëdhatë, kanë preferuar që kontigjentet ti kenë o nga njëri taborr ose nga tjetri, sepse patjetër ju janë dashur për fushata elektorale dhe për të drejtuar me profesionalizëm politikën dhe ekonominë e vëndit. Në këtë mënyrë në shumicën e rasteve, si politika dhe ekonomia dhe sidomos financat, janë komanduar dhe kanë prosperuar në saj të horrave dhe vagabondëve, si të brezit servilo-komunist dhe nga ato të brezit mafiozo-kapitalist.
Sot kemi ardhur në ditën që të dy të mëdhatë po këndojnë përditë këngën e dikurshme Në njërën dorë kazmën atdheun ndërtojmë, në tjetrën dorë pushkën fitoret i mbrojmë.
Sot në prag të NATO-s dhe të BE-së natyrisht që nuk mund të këndohet më kështu kjo këngë, por dishendenca natyrore e politike e kësaj parulle dhe prodhimi i ri famëkeq i 18-të viteve të bashkuar fatkeqësisht në dy kolonat e demokracisë shqiptare si PD dhe PS po e këndojnë në këtë variant: Në njërën anë PD-ja atdheun ndërton në tjetrën PS-ja fitoret i mbron, dhe natyrisht që nuk kemi më nevojë si për kazmën dhe pushkën, sepse që të dyja e kanë provuar në 97-tën, ku njëra i vuri kazmën shtetit dhe financave, kurse tjetra pushkën, për të arritur në majë të idiotizmit politik, financiar dhe moral tonin.
Fatkeqësisht janë më qindra mijëra ato që vazhdojnë të besojnë se me të tillë koncepte partiake dhe më këto lidershipe analoge ( që nuk kanë shansin të bëhen digitale) mund të ndërtohet demokracia e shqiptarëve dhe shteti shqiptar në sy të botës.
Tanimë jemi republika e 71-shit, sepse të gjitha gjërat i bëjmë me këtë numër votimi dhe patjetër që këtu hyn partikracia e përbashkët PD-PS që do të ishte më mirë që për vitet integruese 2009-të e më vonë, të shkrihesh në PPDS që shumë mirë mund të lexohej: Partia e Punës Demokrato-Socialiste dhe dita e themelimit të saj patjetër që duhet përafruar aty nga fillimi nëntorit, për të mos u larguar nga zona dhe origjina.
Sëpaku kështu do të ishin më të ndershëm, më luajalë dhe ajo që është më e rëndësishme, më të vërtetë.