E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjaft kërkon falje: Gabuam me Petrit Vargun

Organizata “Mjaft” i kërkon falje një prej anëtarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak. 

Reagimi i Petrit Vargut ka detyruar “Mjaft” ta cilësojë si një gabim teknik vlerësimin e tij si  “jo aktiv” në mbledhjet e këshillit. Menjëherë pas publikimit të raportit Vargu deklaroi se, do të hidhte në gjyq këtë organizatë, pasi informacioni që kishte dhënë në raportin e saj për Këshillin Bashkiak duke iu referuar emrit të tij, ishte i pasaktë. Duke dashur të jenë të besueshëm drejtuesit e “Mjaft” kanë konsultuar të dhënat prej të cilave ka rezultuar se Vargu ka pasur të drejtë. “Si pasojë e një problemi teknik që kemi hasur në përpunimin e të dhënave të marra nga monitorimi. Për këtë arsye i kërkojmë ndjesë z. Vargu për mospërfshirjen e tij, gabimisht, në listën e anëtarëve më aktiv në diskutimet e zhvilluara në këshill”, thuhet në njoftimin e “Mjaft”. Ndërkohë organizata “Mjaft” ka qenë i vendosur në faktin se anëtari i LSI-së ka munguar në mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Tiranës më shumë se tre herë siç ka deklaruar ai. “Sipas të dhënave tona, ballafaquar me ato të arkivuara në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Vargu ndryshe nga ç’pretendon, nuk ka munguar tre, por pesë herë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Ky fakt është mohuar sërish nga Vargu. Sipas tij, mungesat janë të gjitha me raporte dhe të justifikuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›