Ja cka thene Edi Rama per Spartak Ngjelen
Ai eshte i vetmi avokat ne bote rekordmen pse ska fituar ende asgje ceshtje penale a civile pas 20 vitesh karriere pasive. Ai eshte i vetmi politikan qe ka koleksionuar aq shume deshtime sa qe i propozohet per ngritjen nje monument per nder te avokatit te panjohur. Ndonese keto cilesi shkurajuese nuk e kane penguar ate te behet avokati i djallit roze. Prezenca e tij si zedhenes i OBSH-se kesaj klinike opozitare qe ka fryme terroriste deshmon me shume se cdo gje tjeter kundra profilit te tij. Po flasim per Spartak Ngjelen. Kete avokat me licence per te kercenuar destabilitet civil per llogari te kreu te PS-se Edi Rama.
Mirepo per te kuptuar me shume personalitetin e ketij njeriu nevojitet nje lobotomi e trurit te atrofizuar. Sepse ska sesi mund te kuptohet inkoherenca e dukshme mes asaj cka mendonte Ngjela per Ramen dhe cka mendonte Rama per Ngjelen. Afermendsh miqesia opozitare me Edi Ramen e ka imunizuar nga pasja e turpit. Jo shume vite me pare Ngjela dhe Rama ishin kundershtare per Bashkine e Tiranes kur Ngjela akuzoi Ramen per vjedhje te votes. Mjafton te blesh antologjine Jeta ime...interviste me Blendi Fevziun ku ne takojme edhe liderin e tanishem te Partise Socialiste Edi Rama i cili ka dhene kete interviste ne dhjetor te vitit 2004 atehere vetem kryetar bashkie pasi Kryetar i Partise Socialiste do te vinte pas zgjedhjeve parlamentare te 2005-s. Ne kete interviste Ai shfaqet nje personazh estrovers ne te gjitha kuptimet. Mirepo sa per detaje gjeja e pare qe hasim ne kete interviste televizive jane pyetjet koncize te gazetarit dhe pergjigjet e gjata te lodhshme prolikse dhe digresive te politikanit Rama. Midis te tjerave per tu lidhur edhe me titullin Spartakiada edvinane qe sigurisht u kushtohet marredhenieve odi et amo te Edi Rames dhe Spartak Ngjeles. Pyetjes se Fevziut Fakti qe jeni angazhuar ne politike a ju ka bere te humbisni disa nga miqte e fillimviteve 90 si Fatos Lubonja apo Spartak Ngjela a ju ka dhembur kjo Edi Rama i pergjigjet - kesaj radhe sinqerisht - pa doreza hipokrizie pra me ate cfare mendon realisht per Takun Spartak Ngjela eshte nje figure tjeter ai eshte libertar dhe libertin nese do ti benim nje karakterizim eshte nje person i cili ka nje elokuence te admirueshme por qe sa me shume kalon koha dhe sa me shume e njeh aq me shume kupton se ka nje kulture shume te kufizuar ka nje kulture te permbledhur... Sic mund te kuptoni ne kete interviste Edi Rama po perkufizon Ngjelen si nje demagog qe flet pa menduar sepse nuk ka lexuar.
Gjithsesi nje fokusim total te asaj cfare mendonte Edi Rama per miqesine me Spartak Ngjelen e gjejme ne pergjigjen qe i kthen pyetjes se Fevziut faqja 161. Jeta Ime... ...Por qe ju Ngjela ka impresionuar Zoti Rama...ne kete moment kryesocialisti zhbalancohet ne perkufizimin e karakterit intelektual te Spartak Ngjeles. Vec te lexoni ne faqen 161 kur Edi Rama pergjigjet Natyrisht ne fillim. Ka nje kulture te mbledhur me intuite lart e poshte me libra te lene pergjysme dhe kete nuk e them absolutisht per ta renduar apo per te thene dicka negative por thjesht per ta karakterizuar. Posi per ta karakterizuar si nje derdimen qe lexon 5 faqe dhe pastaj i duket vetja sikur ka lexuar shume ky eshte deduksioni qe nxjerr nje lexues analitik. Mirepo vec te lexosh me poshte kur Edi Rama e cileson me etiketime Ngjelen Spartaku eshte plotesisht eklektik i papritur i kendshem surprizues qesharak sharlatan...i cili aranzhon shume mire pasi eshte nje person i cili nuk eshte as i moralshem as imoral por eshte amoral.
Me e bukura eshte se Edi Rama ne dhjetor te vitin 2004 e konsideronte Spartak Ngjelen nje njeri amoral qe eshte imoral dhe cka eshte me e keqja nuk ka moral. Kete interviste e jep nje vit pasi ishte perballur me te si kundershtar per bashkine e Tiranes. Bile keto zgjedhje lokale u pasuan nga protesta te shumta te stafit te tij dhe te Partise Demokratike per parregullsi. Ky ribashkim me intensitet 20 vjet me vone ne nje llogore politike aktive mungon vetem Ardian Klosi per te ribere realitet endrren e partise Kristian-Islamike KIS.
Sidoqofte Rama packa se nuk eshte koherent ka nje pershtypje tjeter per renegatin e ideve te tij Spartak Ngjela pasi te gjithe e shohin ne konferencat per shtyp te opozites se bashkuar ne shkaterrim.