E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga: Presidenti do të zgjidhet nga populli

Presidentja e parë grua në historinë gjithëshqiptare dhe njëkohësisht edhe presidentja më e re në botë flet në Shqip të Rudina Xhungës për aktualitetin në Kosovë.

Rudina Xhunga

A do të rikandidoni ju znj. Presidente?

Së pari, nuk është hapur fushata zgjedhore. Ju e dini që Komisioni Kushtetues i mandatuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, vetëm i ka dorëzuar propozimet e tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe pas miratimit të këtyre amendamenteve do të hapet fushata zgjedhore për zgjedhjen e Presidentit drejtpërdrejt nga populli. Dhe mua, nuk më lejohet, që të shprehem publikisht nëse do të kandidohem ose jo, mirëpo ajo që mund të them është se unë do të vazhdoj që të jem faktor i unitetit dhe dua të qëndroj larg këtyre fërkimeve, garave dhe valëve të tjera partiake që janë duke ndodhur.

Ndryshimet Kushtetuese, kur do të marrin forme në Kosovë dhe kur do të krijohet mundësia që Presidenti i ardhshëm të zgjidhet nga populli?

Komisioni Kushtetues vetëm e ka përfunduar punën e tij, që ka qenë e mandatuar nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe mesa unë jam e informuar, sepse zyrtarisht ende nuk kanë ardhur në tryezën time, janë përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe pas miratimit dhe votimit të këtyre amendamenteve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që është një procedurë e përcaktuar me rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pasi do të bëhet shpallja zyrtare e zgjedhjeve presidenciale dhe Presidenti do të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Unë do të vazhdoj të mbaj pozitën e Presidentit në bazë të këtyre propozimeve apo rekomandimeve kushtetuese deri në momentin e zgjedhjes së Presidentit apo Presidentes së re që do të marrë detyrën.

Pas një muaji, në Shqipëri do të zgjidhet Presidenti i ri i Republikës. Jo në formë këshille, por në formë urimi, çfarë Presidenti do i uronit Shqipërisë, ju znj. Jahjaga?

Atë që zgjedh vota e popullit dhe vullneti i popullit.

 

 

PRESIDENTJA E KOSOVËS – PROFIL

 

Më 7 prill të vitit 2011, Kosova u bë vendi i parë në Ballkan ku në krye të Presidencës, erdhi një grua. Zonja e parë presidente në historinë gjithëshqiptare

Por, kush është presidentja e Kosovës?

37-vjeçarja Atifete Jahjaga, e cila mori mbështetjen për presidente të Kosovës nga tri partitë politike, PDK, LDK dhe AKR, dikur ka shërbyer si police e Kosovës, duke u avancuar deri në gradat më të larta të gjeneral-koloneles.

Jahjaga, e cila ka lindur në Gjakovë, është e martuar me mjekun Astrit Kuçi dhe jeton në Prishtinë.

Në ditën kur ajo u zgjodh presidente e Kosovës nuk ishte shumë e njohur për publikun, megjithëse Jahjaga mban gradën më të lartë ndër pjesëtaret femra të policisë në Evropën Juglindore.

Atifete Jahjaga erdhi në krye të vendit, si një kandidaturë e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E pranuar si Presidente  konsensuale, Jahjaga mori 80 vota më shumë se çdo pasardhës i saj, kundërshtime kishte vetëm nga Vetëvendosja.

Zonja presidente, ardhur në krye të vendit, pas rrëzimit të dy ish Presidentëve nga Gjykata Kushtetuese, jo rrallë herë është kritikuar për heshtjen e saj lidhur me zhvillimet në vend.  Duke u cilësuar e mbyllur para mediave dhe publikut.

Megjithatë, paraqitjet e saj jashtë vendit kanë lënë shije të mirë si në Bashkimin Evropian ashtu edhe në SHBA.

Mediat ndërkombëtare, Jahjagën, shpesh e kanë cilësuar si një shembull dhe imazh të pastër të shtetit të ri.

Bazuar në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin 2010 Jahjaga nuk posedonte asnjë paluajtshmëri, ndërkaq kishte vetëm një automjet në vlerë 6 mijë euro të blerë nga kursimet.

Presidentja Jahjaga u lind më 20 prill 1975 në qytetin e Gjakovës. Ndërkaq shkollimin fillor, atë të mesëm dhe studimet në Fakultetin Juridik i kreu në Prishtinë.

Si juriste e diplomuar nga Universiteti i Prishtinës doli në vitin 2000, ndërkaq më vonë përfundoi edhe studimet pasuniversitare në Universitetin e Mançesterit në Angli dhe universitetin e Virgjinia-s në SHBA për menaxhimin policor dhe të drejtës penale në vitin 2006/2007, studimet master i ka kryer në shkencat kriminalistike në Prishtinë.

Në polici u angazhua në të gjitha profilet, duke nisur nga patrullimi deri te hetuesia.

Po ashtu, ajo ka kryer edhe detyrën e kryesueses së Departamentit të Trajnimit, si dhe Ndihmëskomisares për Kufij, ndërkaq aktualisht, me gradën gjeneralmajor. Një kohë ajo ishte edhe zëvendësdrejtore e përgjithshme e Policisë së Kosovës, ndërsa ishte edhe kandidate për postin e drejtorit të Policisë.

Ajo është konsideruar si një ndër pjesëtaret më profesionalë të Policisë së Kosovës dhe një prej të paktëve që ka kryer trajnimin në Qendrën Evropiane të Sigurisë Xhorxh Marshall në Gjermani dhe Akademinë Nacionale të FBI-së në Departamentin e Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht se edhe gjatë kohës së saj sa ishte në policinë e Kosovës ka pasur një pozitë mjaft të lartë, ajo nuk shquhet për jetë të pasur e luksoze. Edhe pas një viti të udhëheqësjes së saj në krye të shtetit Presidentja kosovare me bashkëshortin e saj, ende jetojnë në një banesë të thjeshtë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Hilari Klinton: Kosova është më e mirë sepse Presidentja Jahjaga insistoi që të jetë pjesë e vendimmarrjes

 Më lejoni tju tregoj për një grua, përvoja dhe arritjet e së cilës mishërojnë atë për të cilën po diskutojmë sot, dhe ajo është e ftuara jonë speciale, Presidentja e Kosovës. Ajo është sot këtu me ne. Unë kam pasur rastin që të kaloj një kohë të jashtëzakonshme me të gjatë ditëve të kaluara dhe në takime të tjera. Dhe as unë, si Carol, nuk dua që tju themi se sa e re është ajo, por të themi se ka arritur shumë brenda një kohe të shkurtër.

Presidentja e ardhshme ishte ende studente kur lufta shkatërroi vendin e saj. Tani, unë nuk do ti harroj kurrë ato ditë takimet me familjet nga Kosova në kampet e refugjatëve, takimet me familjet e tjera në Evropë, duke dëgjuar rrëfimet e tyre se si janë detyruar që me dhunë të largohen nga shtëpitë e tyre nën tytën e armës, ose dhimbjen e papërshkruar në sytë e mjekes që thjesht është dëbuar pa i dhënë ndihmë pacientit të saj. Ishte një konflikt i tmerrshëm, dhe unë jam krenare për rolin që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur për ti dhënë fund dhunës.

Pas mbarimit të studimeve, kjo grua e re, që atëherë nuk shihej si presidente e ardhshme e një Kosove të pavarur, filloi punën si police, për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe në mbrojtjen e komunitetit të saj. Ajo punoi ngushtë me trupat ndërkombëtare. Ajo fitoi respektin e kolegëve të saj, dhe të atyre në vijën e parë për mbrojtjen e ligjit, por edhe të atyre në zyra, ku merren vendimet. Ajo fitoi besimin e bashkëqytetarëve të saj, burrave dhe grave njëlloj.

Ajo u ngrit në detyrë shpejt, për të ndihmuar në udhëheqjen e një force të re të policisë së Kosovës. Dhe pastaj në fillim të këtij viti, ajo u bë femra e parë e zgjedhur Presidente e Kosovës, dhe gjithashtu edhe femra e parë e zgjedhur Presidente në gjithë Ballkanin. Që atëherë, ajo ka treguar një lidership të vazhdueshëm dhe ka punuar për ta bashkuar vendin e saj rreth programit të qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, pajtimit etnik dhe stabilitetit rajonal. Gjithashtu ajo u bë udhëheqëse për mbrojtjen e të drejtave dhe për mundësi të barabarta për gratë në Kosovë. Dhe ashtu sikundër e ka shpjeguar në konferencën e fundit për investime në Zagreb, me ndërmarrëset f

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›