E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, MB paraqet kushtet e plotësuara

“Falë një sistemi modern, të shpejtë dhe efikas, gjatë katër muajve në vijim deri më datën 09.11.2009  kanë aplikuar për pasaporta biometrike 256 098 qytetarë. Janë shpërndarë 246 562 pasaporta biometrike. Këta tregues demonstrojnë qartë se Shqipëria ka ritmin më të lartë në rajon të pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike”, thekson deklarata.

Për sa i përket çështjes së menaxhimit të kufijve, Ministria e Brendshme thotë se ka përfunduar instalimi i sistemit TIMS në të 26 pikat e kalimit kufitar. “Brenda 14 ditësh në të gjithë pikat e kalimit kufitar do të përfundojë vendosja e lexuesve optikë të pasaportave biometrike. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar mundësohet në kohë reale lidhja me bazën e të dhënave të INTERPOL-it.Sistemi TIMS është i ndërlidhur me qendrën operacionale në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Shtetit”, vijon deklarata.

Gjithashtu, po instalohet MEMEX, sistemi i analizës së informacionit kriminal në të 12 drejtoritë e policisë në qarqe, ndërkohë që po unifikohet sistemi i kontrollit në pikat e kalimit kufitar në modelin “one stop shop” që do të përfshijë jo vetëm kontrollin e dokumentacionit, por edhe kontrollin doganor, fitosanitar etj.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›