Stërvitje në Adriatik për shpëtimin e marinarëve
DURRES - Një peshkarexhë shqiptare përfshihet nga zjarri dhe dy marinarë të saj për t’i shpëtuar djegies hidhen në det.
Në Kapitanerinë e Portit të Durrësit jepet alarmi i tetë jetëve që ndodhen në rrezik në një distancë prej katër miljesh larg bregut. Ky ishte skenari i operacionit të koduar “Bashkëveprimi 08”, i cili ka përfshirë në veprimet e tij mjete detare, tokësore dhe ajrore. Menjëherë pas lajmërimit nga Kapitaneria, alarmi ka mbërritur në Komandën e Forcës së Bashkuar, e cila nisi në kohë reale operacionin e kërkim–shpëtimit. Stërvitja u krye përpara kundëradmiralit Kudret Çela, i cili vlerësoi efikasitetin e ndërhyrjeve të koordinuara. Kjo stërvitje do t’u shërbejë forcave tona detare për të kryer sa më mirë operacionet humanitare dhe ato patrulluese të rojës bregdetare shqiptare. Së shpejti kjo njësi do të pajiset me 4 anije, të cilat do të mbërrijnë enkas nga Holanda. “Gjatë stinëve të ftohta një njeri në det mund të jetojë deri në tre orë. Në të tilla raste çdo sekondë është e çmuar ndaj koordinimi i marinarëve, pilotëve dhe ushtarëve për të shpëtuar jetët në rrezik duhet të jetë maksimal”, u shpreh gjatë stërvitjes kapiteni i rangut të parë, Kristaq Gerveni. o.u