Kapet grabitësi i udhëtareve, posedonte armë
Policia e Mirdites ve ne pranga 20 vjecarin Erjon Nikolli pas sekuestrimit te nje arsenali armesh..Nga hetimet paraprake mësohet se qëllimi i mbajtjes së këtyre armëve, ka qenë grabitja e udhëtarëve në aksin Mirditë-Pukë.
MIRDITE- Sekuestrohet një arsenal armësh, ndërkohë që policia e Miriditës vë në pranga poseduesit e tyre Erion Nikolli, banues në Golem të Durrësit. Pas marries së informacionit për lëvizjen drejt Miridtës të një sasie armësh forcat e policisë kanë ngritur postblloqe duke ushtruar kontrolle të shumta ndër to edhe në një fugon me të cilin udhëtonte 20 cjeçari. Pas kontrollit të ushtruar në çantat që posedoheshin nga Nikolli, janë zbuluar dhe bllokuar dy pistoleta të tipit TT, një pistoletë shenjë dhënëse, një automatik model 56, një mitraloz i lehtë dore, një sasi e konsiderueshme fishekësh si dhe një maskë. Pas hetimeve të kryera dhe marrjes në pyetje të të ndaluarit është vërtetuar se qëllimi i tij ka qenë grabitja e mjeteve që udhëtojnë në aksin rrugorë Mirditë-Pukë, në tentativë të së cilës ai është plagosur në këmbë. Nga burimet policore mësohet se armët do ti nënshtrohen ekspertizës për të vërtetuar nëse ato janë përdorur më parë ose jo, duke mos u ndalur vetëm tek pista e grabitjes. Udhëtimin e tij 20 vjeçari Erion Nikolli, e ka kryer me mjete të ndryshme, ndërsa në afërsi të Mirditës ai kishte faturuar një tjetër mjet për ta dërguar këtë arsenal armësh në Golem të Durrësit. (a.r/news24/balkanweb)