E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shnajder: E dua Interin, por nuk e di a do qëndroj

LOS ANGELES- Uesli Shnajder është duke kaluar pushimet në Los Angeles me bashkëshorten e tij Jolante Kabau, ku çifti duket më i dashuruar se kurrë. Çudia qëndron në faktin, se bukuroshja holandeze në SHBA duket më e famshme, për shkak edhe të faktit se punon në Kaliforni. Ata janë fotografuar ndërsa shkëmbenin puthje pasionante në lokal, ndërkohë që për gazetarët, një temë më vete është ajo e merkatos. “Më pëlqen Milano, shpresoj që të qëndrojë”, thotë Jolante. Por, Uesli duket se ka plane të tjera, pasi për herë të parë në dy vitet e fundit ka hedhur dyshime nbi të ardhmen e tij. “Tifozët e Interit janë sjellë gjithnjë në mënyrë të shkëlqyer me mua. Kanë qenë të mëdhenj dhe dua t’u them thjesht faleminderit. Pastaj, Zoti do të vendosë se ku do të jetë e ardhmja ime, vetëm ai e di. Por, për një gjë mund të jenë të sigurt: nëse do të qëndroj tek Interi, do të jap gjithçka që të fitojmë sërish”, deklaroi holandezi. Fjalë që tingëllojnë si një lamtumirë edhe pse Shnajder është shumë i lumtur te zikaltërit. “Kam një lidhje të ngushtë me shokët e skuadrës dhe me trajnerin, i konsideroj si vëllezër. Sezoni që kaloi nuk ishte i lehtë, madje edhe vetë kam vuajtur shumë dëmtime, - shprehet më tej Shnajder. – Unë e dua me gjithë zemër Interin dhe ajo që më vjen keq, është se nuk arritëm rezultatet për të cilat luftuam. A më mungon Murinjo? Ai do të më mungojë gjithmonë, sepse është një trajner i madh dhe një person i madh. Por, kjo nuk do të thotë se unë nuk mund të luaj pa të. Jolante në Kaliforni? Ishte momenti më i komplikuar, sepse gruaja ime më jep shumë dashuri dhe energji. Dua ta kem në krah çdo ditë”, thotë ai.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›