Mjekesi, studentet proteste per stazhin
Nje grup studentesh te Fakultetit te Mjekesise kane protestuar dje, per shkak se rrezikojne stazhin. Dhe fajtor per kete, bejne pikerisht dekanin Alfred Priftanji, i cili, sipas tyre ndryshe premton dhe ndryshe ben. Me konkretisht, atyre u ishte premtuar gjate fushates per zgjedhjen e autoriteteve drejtuese te fakulteteve, se stazhi nuk do te rikthehej me, ndersa ka ndodhur krejt e kunderta. Nje nga studentet qe rrezikojne te preken nga pasojat e ketyre ndryshimeve eshte edhe Klidjan Hasalami. Ai ka shpjeguar se cilat jane arsyet qe ai, por edhe studente te tjere te mjekesise po protestojne.
Protesta
Sipas Klidjanit, dy vjet me pare ishte rene dakord qe te liberalizohej kalimi nga nje vit akademik ne nje tjeter. Kjo nenkuptonte se mund te kaloje ne vitin pasardhes edhe nese kishe 7 provime te mbartura. "Ky liberalizim ishte nje nder premtimet qe na kishte dhene edhe dekani, i cili mori te gjitha votat e studenteve kur erdhi ne kete post, por nuk e mbajti kete premtim", jane shprehur studentet gjate protestes se djeshme. Sipas tyre, qe nga koha kur ka ardhur ne krye te Fakultetit te Mjekesise dekani Alfred Priftanji, nuk ka nxjerre asnje rregullore per menyren se si do te veprohet me provimet. "Gjate nje takimi qe kemi pasur me te, ai na premtoi se nese universiteti i Tiranes nuk nxjerr nje rregullore per te gjithe fakultetet, ne do te kalonim te gjithe ne vitin pasardhes, pra nuk do te kishte stazh", thane dje nje grup studentesh. Ata shpjegojne se keshtu u veprua edhe gjate sezonit te kesaj vjeshte, ku fakulteti nuk kishte percaktuar se me sa provime te mbetura mund te shkohet ne vjeshte. "Nje jave pas perfundimit te sezonit te vjeshtes, fakulteti nxjerr nje vendim sipas te cilit do te kalojne vetem ata qe kane arritur te grumbullojne 30 kredite, nderkohe qe ne fakultetin tone me kredite punojne vetem studentet e vitit te pare, qe jane me Karten e Bolonjes, ndersa eshte vendosur se nese ke me shume se tre provime te mbetura ngel ne stazh dhe nuk mund te vazhdosh vitin pasardhes", ka sqaruar perfaqesia e studenteve.
Kerkesat
Nisur nga kjo padrejtesi, sic e quajne studentet e Fakultetit te Mjekesise, ata kerkojne urgjentisht mbajtje te premtimit, madje kete ia kane kerkuar edhe rektorit Dhori Kule gjate nje takimi qe paten dje me te. Kule u ka premtuar zgjidhje te situates, brenda te gjitha kornizave ligjore. Studentet kane treguar se pikerisht per kete arsye, kane zhvilluar nje takim edhe me dekanin, por ai nuk i ka marre parasysh kerkesat e tyre. Jane rreth 150 studente qe u rrezikohet shkolla, ndaj per kete arsye ata kane firmosur nje peticion dhe e kane derguar ne rektorat. "Nese nuk merren parasysh kerkesat tona ne do te bojkotojme mesimin", kane deklaruar studentet protestues. Me aplikimin e sistemit te Bolonjes, ne kete fakultet u hoq sistemi i stazhit, por menjehere sapo studentet kane perfunduar provimet e vjeshtes, u eshte komunikuar se ata qe nuk kane marre kreditet e nevojshme do te perserisin vitin vendim i cili, i ka gjetur te rinjte te papergatitur.