E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone, ndihme per 30 persona me aftesi te kufizuar

Ne kuader te projektit "Sherbime mbeshtetese per personat me aftesi te kufizuar, perdorues te karrigeve me rrota" qe eshte duke u zbatuar nga Fondacioni Shqiptar per te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuar, realizuar me financim te Fondacionit Vodafone Albania, prej dates 10 deri me 13 Tetor 2008 organizohet tek "Mali i Robit"- Golem Resort ne Durres Kampi i Rehabilitimit Aktiv "Aftesim per jetese te pavarur", nepermjet te cilit do te perfitojne 30 persona me aftesi te kufizuar dhe familjare te tyre. Ky eshte nje aktivitet qe Fondacioni Shqiptar per te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuar organizon periodikisht cdo vit qe prej 1996-tes, me mbeshtetjen e donatoreve te ndryshem si Oxfam UK, Novib - Netherlands, USAID, kompania Vodafone Albania. Ky eshte viti i 5 radhazi qe kompania Vodafone Albania mbeshtet zbatimin e projektit te Fondacionit per prodhimin e karrigeve me rrota si dhe trajnimet perkatese, nga ku perllogaritet nje numer prej rreth 195 perfituesish. Kampi i Rehabilitimit Aktiv "Aftesim per Jetese te Pavarur" ka per qellim te trajnoje perdoruesit e rinj te karrigeve me rrota dhe familjaret e tyre per te fituar aftesi praktike per perdorimin e karrigeve me rrota, me qellim per te kontribuar ne pavaresine e tyre ne jeten e perditshme. Ky aktivitet eshte jo vetem nje trajnim per perdoruesit e karrigeve me rrota dhe familjaret e tyre, por eshte gjithashtu nje mundesi per te marre pjese ne aktivitete sociale, kulturore e sportive si dhe per te pushuar e argetuar ne ambientet ku zhvillohet aktiviteti. Organizimi i Kampit te Rehabilitimit eshte konceptuar mbi bazen e filozofise "Perdoruesit e karrigeve me rrota mesojne perdorues te tjere te karrigeve me rrota me aftesi praktike per jetese te pavarur". Ne te do te perfshihen sesione te plota trajnimi te tilla si shkembime informacion, aktivitete praktike mbi tekniken e rehabilitimit aktiv, fizioterapi, modele sociale, keshillim e orientim ligjor, sherbime sociale dhe argetim. "Ne jemi prane njerezve ne nevoje, sepse kjo eshte menyra jone e pergjegjshmerise ndaj shoqerise qe i sherbejme. Ndonese kemi 5 vjet qe mbeshtesim projektin e prodhimit te karrigeve me rrota, ka ende shume per te bere e per te kontribuar, dhe ne do te vazhdojme te jemi te angazhuar." - thote Albi Greva, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albania, pjesemarres ne kete aktivitet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›