Shkodër- Defekt elektrik, digjet një shtëpi, s'ka viktima.
Mëngjesin e sotëm është djegur një shtëpi në komunën Postribe të rrethit të Shkodrës, fatmirësisht gjatë zjarrit në banesë nuk ka pasur asnjë familjarë. Edhe pse zjarrëfikësit kanë shkuar menjëherë, flakët kanë shkrumbuar tërësisht godinën e madhe, duke shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme materiale. Sipas policisë që mbërriti në vendngjarje shkak i këtij incidenti ka qenë një defekt në rrjetin e energjisë elektrike.