E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekë sia, mbyllet greva e studentë ve

/* */

Pjesa derrmuese e kerkesave qe kane ngritur studentet e Fakultetit te Mjekesise jane te drejta. Ne kete konkluzion arriti dje keshilli i profesoreve te ketij fakulteti, i mbledhur nga rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule. Pas debateve qe zgjaten per me shume se 1 ore e 30 minuta, duket se problematika e krijuar do te marre udhen e zgjidhjes. Greva e paralajmeruar e studenteve u anulua. Deri ne muajin prill, fakultetit i eshte lene afat te marre te gjitha masat per pershtatjen dhe perkthimin e teksteve bashkekohore te mesimdhenies. "Situata me tekstet ne Fakultetin e Mjekesise eshte e rende. Madje, ka lende qe nuk kane fare tekste. Sipas te dhenave qe ne kemi, nga 67 lende vetem 41 tekste disponohen, edhe ne kete grup shume jane te vjetruara. Mendoj se deri ne prill ju keni te gjitha kapacitetet dhe mundesite per t'i dhene fund kesaj praktike, ne menyre qe te mos punohet me me tekste te botuara perpara vitit 2000", tha rektori i UT, Dhori Kule. Ai listoi edhe nje sere mangesish te tjera ne Fakultetin e Mjekesise, duke nisur qe nga vonesa 1 vjeçare me specializimet dhe deri tek mungesa e legjitimitetit te keshillit te fakultetit, i cili nuk eshte votuar. Nderkaq, dekani i fakultetit, Alfred Priftanji, ne fjalen e tij u shpreh se me studentet eshte rene dakord te bashkepunohet per plotesimin e kerkesave qe ata kane. Ai kerkoi te mos hidhet balte mbi fakultetin. "Vertet kemi mangesi dhe probleme, por nuk eshte e vertete qe nuk behet mesim. Ka elemente qe nuk e kryejne siç duhet detyren e tyre, por mbi kete baze nuk mund te pergjithesohet. Fakulteti i Mjekesise eshte nje fakultet me histori 60-vjeçare dhe ka nxjerre specialiste te shkelqyer", tha Priftanji. Sipas tij, infrastruktura e fakultetit nuk eshte kompetence e dekanatit dhe per permiresimin e saj jane bere kerkesa te vazhdueshme. Priftanji tha se ne raport me studentet, numri i pedagogeve eshte i pamjaftueshem.
Pedagoget
Gjate mbledhjes ne krah te studenteve dolen edhe shume nga profesoret e vjeter te fakultetit. Ata pranuan mangesite ne kete fakultet, por nga ana tjeter kerkuan zgjidhjen pa ultimatume dhe bojkot te mesimit. "Duhet ti falenderojme studentet dhe te mos bejme sikur punet na shkojne vaj. Jemi te gjithe kuadro te vjeter dhe shpesh me lind pyetja: Çfare po leme pas? Kush do te jete brezi i mjekeve te rinj e ne duart e kujt do te biem? Jam i surprizuar nga studentet, te cilet jane te mirinformuar ne ato çka kerkojne dhe ne e kemi detyrim tua japim", tha Bashkim Resuli, pedagog ne fakultet, por edhe shefi i sherbimit te gastrhepatologjise ne spitalin "Nene Tereza".I te njejtit qendrim ishte edhe Gezim Boçari, shefi i Departamentit te Farmacise ne fakultet. "Bie dakord me problematikat qe kane ngritur studentet, qe nga cilesia e mesimdhenies dhe tekstet. Prandaj, mendoj se duhet t'i shqyrtojme pikat dhe te gjejme mundesite per te nderhyre, ne menyre qe te krijohen kushte me te mira", tha Boçari. Pedagogia e lendes se fiziologjise, Luljeta Çakerri, ngriti edhe problemin e pagave si dhe ecejaket qe u duhen studenteve per te bere praktikat."Ështe domosdoshmeri informatizimi si dhe sjellja e teksteve te reja, pasi studentet sorollaten dhe ne nuk e kemi aspak te lehte punen qe bejme. Zoti rektor, ne fakt doja te theksoja se problemi i pagave te pedagogeve duhet ngritur ne keto dite, ne prag prag festash. Dy vitet e fundit jo vetem qe rroga nuk na eshte rritur, por personalisht me eshte ulur. Madje, akoma nuk e kemi marre rrogen e dhjetorit",tha Çakerri. Debatet

Anila Godo: Ështe e vertete qe Fakulteti i Mjekesise ka probleme dhe mangesi, por une do te thosha se asnjeri prej nesh nuk mund te mohoje se kushtet jane me te mira sesa me pare. Prandaj, nuk mund te hidhet poshte e gjithe puna jone. A ka per te bere akoma? Pa diskutim qe ka, gjithmone ka vend per permiresim.
Bashkim Resuli: Une i kam takuar studentet, kam biseduar me ta dhe i falenderoj qe na zgjuan. Nuk mund te bejme sikur gjerat na shkojne vaj. Une jam i surprizuar me studentet, per gjerat aq ata kerkojne. Ata nuk thone thjesht qe pedagoget te bejne mesim 8-12, por kerkojne metodologji mesimdhenieje. Kemi detyrim t'u japim ate qe kerkojne, pasi edhe kur po ngjisja shkallet me erdhi mendimi çfare brezi po leme pas dhe ne dore te kujt do te biem ne te ardhmen.
Mentor Petrela: Ne fakt, une mbeshtes studentet ne kerkesat kryesore qe ata kane ne drejtim te fakultetit. Por qe te mos kete keqinterpretime, ua u kam thene dhe vete atyre, pershkallezimi nga bojkoti deri te greva nuk jane fort me vend. Mesimi eshte i shenjte, nuk ka nevoje per revolucione, por per evolucion. Jo per t'i dhene nje "Happy end" takimit te sotem, por mendoj se mund te punojme te gjithe per te permiresuar cilesine e asaj qe ofron sot Fakulteti i Mjekesise. Them se afatet qe u lane per tekstet jane te arritshme e madje jo per perkthimin e teksteve te vitit 2000, por do ishte domosdoshmeri te kishim tekste te viteve 2005 e lart, pasi mjekesia evolon. Ne kete menyre do te heqim dhe ate praktiken qe perkthejme tekste te huaja dhe i bejme sikur jane tonat, çka eshte e papranueshme.
Dhori Kule: Fakulteti i Mjekesise eshte i vetmi fakultet qe ka te paligjshem keshillin e fakultetit dhe une do t'i kerkoj urgjentisht ministrit te caktoje daten e zgjedhjeve. Po keshtu, nuk bej kompromis me askend. Do te kete rekrutime pedagogesh qe kane studiuar ne vendet perendimore pa konkurs. Kjo praktike i sherben fakultetit.
Gezim Boçari: Bie dakord me problematikat qe kane ngritur studentet, qe nga cilesia e mesimdhenies dhe tekstet. Prandaj, mendoj se duhet t'i shqyrtojme pikat dhe te gjejme mundesite per te nderhyre, ne menyre qe te krijohen kushte me te mira.
Luljeta Çakerri: Zoti rektor, perveç problematikave te tjera qe u ngriten, doja te theksoja se pedagoget kane nevoje per vleresim. Tani eshte fundvit e ne fakt ne nuk kemi marre akoma pagat e dhjetorit, por zoti rektor, ne mbajme familjet me keto rroga.
Alfred Priftanji: Nuk eshte normale qe te thuhet se Fakulteti i Mjekesise po nxjerr sharlatane me diplome. Nuk eshte e vertete. Pedagoget ja ku jane, ta thone hapur.
Taulant Muka: Ne fakt, kerkesat tona kemi dy vjet qe ia drejtojme dekanit dhe ai pergjegjesine gjithnje e delegon tek te tjeret. Ja ku kemi foto te protestes se bere para dy vitesh, kemi dhe te regjistruar premtimet e dekanit se do te plotesoje kerkesat, por nuk eshte bere asgje. Ne nuk bejme presion zoti dekan. Ju beni presion me mesazhe, njerin prej te cilit edhe mund t'ua lexoj. “Zara me magnet per te kopjuar ne provim”

Perpos kerkesave tashme te ditura nga perfaqesuesit e levizjes studentore te Fakultetit te Mjekesise, surprizuese dje ishte "teknologjia me e re e kopjimit" per te marre provimet. "Keto jane dy zare me magnet qe vendosen ne vesh dhe me kete menyre merren nota te mira ne provimet perfundimtare. Prandaj, ne kemi ngritur disa here shqetesimin per formen e vleresimit", tha Taulant Muka, kryetari i levizjes studentore ne Fakultetin e Mjekesise. Ai shtoi gjithashtu se ndryshe nga sa thuhet, levizja qe perfaqeson nuk eshte thjesht nje grupim i vogel studentesh. "Dekani pretendon se jemi pak studente qe bojkotojme mesimin. Ja ku eshte fotoja e protestes se 25 marsit dy vjet me pare, ku duken qe jane minimalisht 300 studente dhe ja ku jane fotot e protestave te fundit, ku jane minimalisht 200 studente. Prandaj, nuk mund te flitet per pak studente. Doja te shtoja se peticionet qe kemi derguar ne Ministrine e Arsimit dhe ne dekanat mbajne te pakten 700 firma", tha Muka. Sipas tij, sa i perket pretendimit nese behet apo jo mesim ne Fakultetin e Mjekesise, nuk flitet vetem per pjesemarrje te pedagogeve gjate ores se leksionit apo seminarit. "Ajo çka ne na shqeteson eshte edhe cilesia qe ofrohet. Studentet jane te ndare ne dy grupe, per secilin eshte caktuar nje pedagog, por nderkohe, dy grupet bashkohen dhe nje pedagog jep mesim per 50 studente", tha Muka. Do shtohen specializimet e mjekesise

Nga sa u be me dije gjate mbledhjes se djeshme, rektorati ka kerkuar ne Ministrine e Arsimit shtimin e kuotave te specializimeve. "Ishte nje vonese e pamotivuar me specializimet,  madje eshte shkelur vendimi i senatit. Kemi menduar qe te shtohet numri i specializimeve. Studentet e kane kerkuar dhe te njejten gje edhe Ministria e Shendetesise. Pritet vetem qe vendimi te kaloje nga Ministria e Arsimit ne qeveri e te miratohet", tha rektori Kule. Nderkohe, studentet kane hedhur disa here akuza se per specializimet paguhen shuma te majme parash, çka eshte mohuar kategorikisht nga dekanati. Ky fakultet, per nje vit me radhe,
edhe pse kuotat ishin te miratuara, nuk kreu
pranimet ne kete cikel studimesh.

ZIRINA LLAMBRO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›