Mjekesia, provim licencimi 1 vit pas diplomimit
Studentet e Fakultetit te Mjekesise, nuk mund te behen mjeke edhe nese diplomohen me rezultate te shkelqyera, pa dhene provimin e licencimit. Ndryshimet ne ligjin e Arsimit te Larte, percaktojne se plot 1 vit pas diplomimit, studentet e Fakultetit te Mjekesise duhet te japin provimin e licencimit dhe vetem pas mund te kryejne profesionin e tyre apo te leshojne receta. Por, zbatimi i ndryshimeve te percaktuara ne ligjin e Arsimit te Larte kushtezon kandidatet qe pervec njohurive te kualifikuara ne zoterimin e anglishtes, do t'i nenshtrohen edhe nje provimi te pergjithshem qe do te organizohet nga vete universiteti. Konkretisht, ndryshimet qe ndodhin ne studimet e doktorates lidhen me faktin qe pas vitit te pare te studimeve teorike, kandidatet kalojne ne nje provim te pergjithshem teorik qe e organizon universiteti. Gjithashtu, kjo strukture universitare do te gezoje kompetence te plote ne vendosjen e kritereve specifike qe kandidati duhet te plotesoje per kalimin ne fazen e dyte te zhvillimit te projektit kerkimor. Pervec ketij provimi, element i dyte i rendesishem eshte se kandidatet qe regjistrohen ne studimet e doktoratures, perpara se te fillojne projektin kerkimor, duhet te paraqesin certifikaten e zoterimit te gjuhes angleze te njohur ne shkalle internacionale, me nje numer pikesh qe e vendos universiteti. Zoterimi i gjuhes angleze gjithashtu do te jete kusht edhe per pranimet ne programet afatgjata te specializimit.