Specialistet: Te ndryshojne tekstet e Gjuhes dhe Letersise
Gjuhetaret propozojne ndryshimin e teksteve te Gjuhes dhe Letersise ne arsimin parauniversitar. Keto propozime jane bere duke u bazuar ne dy linja kryesore. E para ka te beje me idene se Gjuha dhe Letersia, duhet te kene nje peshe me te madhe ne tekstet shkollore te sistemit parauniversitar e ne menyre te vecante edhe ne shkollat e mesme. Po keshtu, ata kane qene edhe mbeshtetes te idese se Gjuha dhe Letersia duhet te studiohen si lende te ndara nga njera-tjetra dhe jo se bashku, sikunder eshte aktualisht ne shkollat e mesme shqiptare. Nga ana tjeter, eshte vene re edhe grupimi i dyte, i cili ka konsideruar faktin se per nxenesit e ketyre grupmoshave eshte me se e mjaftueshme marrja e informacionit te integruar, ku Gjuha dhe Letersia "shkrihen" se bashku ne te njejtin tekst. Nderkohe qe, ata kane kundershtuar edhe ngarkesen e madhe te teksteve shkollore te ketyre lendeve, me argumentin se kapaciteti thithes i nxenesve eshte i kufizuar dhe shume njohuri te detajuara per Gjuhen dhe per Letersine ata mund t'i thellojne ne fakultetin perkates, nese studiojne ne kete fushe. Ekspertet e Gjuhes dhe Letersise, kane propozuar qe ketyre dy teksteve t'u jepet me shume peshe ne kurrikulat e shkolles se mesme. Kete ide e ka perqafuar edhe drejtori i Qendres Albanologjike, Ardian Marashi. Ai eshte shprehur se Letersia dhe Gjuha duhet te jene te detyrueshme per te gjithe, cka do te thote qe nje pjese e nxenesve te mos e marrin kete lende te cunguar sic ndodh aktualisht. Akademike, botues, pedagoge te departamenteve te Gjuhes e Letersise kane vendosur krijimin e nje keshilli, i cili do t'i dorezoje Ministrise se Arsimit propozimet mbi kete ceshtje.
Vendosen ne shkolla te ndryshme te Tiranes, ne diten e 5 Majit