E Diel, 1 Nëntor 2026

Irma Kurti, cmim ne "Napoli Cultural Clasic"

Juria e konkursit letrar te shoqates "Napoli Cultural Classic", nen drejtimin organizativ te keshilltares per krijimtarine, Anna Bruno, javen e kaluar shpalli fituesit e Konkursit Nderkombetar te Poezise dhe Narratives per vitin 2010, ne te cilin per here te pare ishte perfshire edhe emri i nje poeteje shqiptare. Pas shqyrtimit per jave te tera te te gjithe konkurrenteve dhe veprave te tyre, juria ka vendosur qe nder fituesit e kategorise se autoreve te huaj te shpalle edhe emrin e poetes shqiptare, Irma Kurti, e cila ka fituar cmimin e trete me poezine "Pak durim". Kurti, e njohur nder qarqet artistike shqiptare si pjesemarrese ne dhjetera festivale te kenges ne RTSH-se, prej vitesh jeton ne Bergamo te Italise. Javet e fundit ajo publikoi romanin e saj te pare, nje liber autobiografik te titulluar "Midis dy brigjeve". Nderkaq ne konkursin Italian konkurruan shume autore te ndare ne kategorine e poezise, si Pasquale Balestriere, Giulio Liguori, Simone Magli etj., dhe te narratives, ku nder fituesit permenden Daniela Brancacio, Maria Rainieri etj. Fituesi i cmimit te pare te kategorise se autoreve te huaj u shpall poetja Regina Célia Pereira da Silva, me poezine "Ela" dhe i cmimit te dyte Giorgia Spurio per poezine "Take in your hand my smile".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›