E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata amerikane, 5 vjet burg Diverolit

Efraim Diveroli rrezikon te denohet me 5 vjet burg me akuzat, per shkelje te embargos dhe falsifikim dokumentesh me qellim trafikimin e armeve. Vendimi u more nga nje gjykate federale amerikane ne Miami. Gjykata rrezoi 84 akuzat qe rendonin ndaj tregetarit te municioneve. Vendimi erdhi pasi vete Diveroli, pranoi se se bashku me disa bashkepunetore te tij, kishte ndryshuar paketimin e municioneve kineze, proces qe zhvillohej ne Shqiperi. 24-vjecari Efraim Diveroli i propozoi nje pakt prokuroreve, ku pranon fajin per shitjen qeverise amerikane te 10.3 milione dollareve municione te ndaluara kineze, qe do te furnizonin forcat aleate ne Afganistan. Sipas ketij pakti, ne kembim ai kerkoi te denohet vetem me 2 vjet heqje lirie. Gjithcka pritet te qartesohet ne seancen e radhes, e parashikuar per ne 10 nentor. Skandali i shitjes se municioneve shpertheu ne mars 2008, kur "New York Times" njoftoi se Diveroli kishte mashtruar qeverine amerikane, duke thene se shumica e fishekeve qe ai i shiti ushtrise se SHBA-se, ishin nga ish-vendet e bllokut sovjetik. Ne fakt rezultoi se Diveroli, ishte lidhur me nje kompani shqiptare, ne pronesi te biznesmenit Mihal Delijorgji, ku ky i fundit i siguronte atij sasine e fishekeve, qe paketoheshin ne punishten e ngritur posacerisht per kete qellim ne fshatin Gerdec, shume afer kryeqytetit Tirane. Shperthimi i kesaj punishteje, qe shkaktoi 16 viktima te pafajshme, zbuloi edhe skandalin e tregtise se municioneve qe kryhej nga Shqiperia.

Marreveshja

Efraim Diveroli i propozoi nje pakt prokuroreve, ku pranon fajin per shitjen qeverise amerikane te 10.3 milione dollare municione te ndaluara kineze, qe do te furnizonin forcat aleate ne Afganistan. Sipas ketij pakti, ne kembim ai kerkoi te denohet vetem me 2 vjet heqje lirie


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›