E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane dy korrieret kapen me kater kile droge nga Lazarati

/ /

TIRANE - Dy persona qe kane transportuar kater kilograme droge Lazarati per ta shitur ne Tirane u arrestuan dje nga policia para se te realizonin shperndarjen e lendes narkotike. Policia e kryeqytetit me ane te nje deklarate per shtyp pohoi dje se strukturat e Hetimit te Krimit te Policise se Tiranes dhe me konkretisht Sektori Kunder Narkotikeve bene te mundur realizimin e operacionit policor te koduar Udhetari. Gjate ketij operacioni u arrestuan ne flagrance dy gjirokastritet Alban Kashau dhe Saimir Kore respektivisht 20 dhe 59 vjec ndersa iu sekuestrua edhe sasia e lendes narkotike e llojit marijuane prej 4 kilogramesh destinacioni perfundimtar i se ciles ishte tregu i kryeqytetit. Pas verifikimeve te kryera ne polici ndaj te arrestuarve ka rezultuar se 20-vjecari Alban Kashau lindur dhe banues ne Gjirokaster ka qene i denuar dy here me pare per akuzat vjedhje dhe prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. Policia e kryeqytetit pohoi dje se arrestimi i dy gjirokastriteve u krye mesnaten pas te premtes ne momentin qe ata sapo kishin mberritur ne kryeqytet. Burime nga hetimi bene te ditur se agjentet e Antidroges kishin siguruar informacione te marra ne rruge operative ne ngarkim te dy te arrestuarve. Pas kesaj me qellim prangosjen e tyre policia organizoi sherbime ne afersi te sheshit Rilindja ne Tirane. Pas nje hetimi te bere ndaj tyre dhe fale informacioneve te poseduara rezultoi se keta shtetas kane mberritur ne Tirane me linjen e autobusit Gjirokaster - Tirane me sasine prej 4 kg lende narkotike marijuane e cila dyshohet se kishte destinacion per shitje tregun e Tiranes pohoi policia e Tiranes. f.m Te arrestuar

- Alban Arben Kashau
20 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster i denuar me pare per vjedhje dhe prodhim e shitje te lendeve narkotike

- Saimir Drini Kore
59 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster

Sekuestruar

4 kg lende narkotike marijuane

Akuza Prodhim dhe shitje e lendeve narkotike parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›