E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e 650 lekeve dy muaj burg

TIRANE - Vjedhja e nje pakoje me peceta ne nje market qe kushtonin 650 leke i ka kushtuar rende nje 42-vjecareje ne Tirane. Gjykata e Tiranes e ka shpallur te pandehuren Olimbi M. fajtore per akuzen e vjedhjes dhe e ka denuar me 2 muaj burg. Perfundimisht gjykata ka vendosur ta liroje ate me kusht per nje periudhe 18 mujore kohe ne te cilen ajo duhet te mbaje kontakte me Sherbimin e Proves. Referuar vendimit te gjykates te shpallur pak dite me pare gjithcka ka ndodhur ne mars te ketij viti ne nje market ne rrugen Don Bosko ne Tirane. Me konkretisht rezultoi se me date 13 mars 2010 rreth ores 13.00 e pandehura Olimbi M. ka shkuar tek nje market ne Rr.Don Bosko dhe pasi ka marre dy-tre artikuj ka shkuar tek kasa per te bere pagesen. Aty ka paguar vetem dy artikuj nje pako kafe dhe nje molto. Pas kesaj pronari i marketit kallezuesi A.L. i ka kerkuar te nxjerre dhe artikullin tjeter qe kishte marre ne dyqan. Por e pandehura ka mohuar te kete marre sende te tjera. Ne kete moment kallezuesi ka njoftuar sherbimet e policise dhe gjate kohes qe ato po vinin e pandehura Olimbi M. ka treguar se kishte marre dhe nje pako peceta dhe i ka kerkuar pronarit te mos kallezonte tek punonjesit e policise. Pikerisht ne keto moment kane mberritur punonjesit e policise te Komisariatit Nr.3 dhe kane kryer kapjen ne flagrance dhe shoqerimin e saj ne komisariat thuhej ne vendimin e gjykates. Gjate shqyrtimit gjyqesor i cili eshte zhvilluar me kohe te shkurtuar 42-vjecarja ka treguar pendese para gjykates per vepren e kryer. Por pendesa e saj nuk e ka bindur gjykaten e cila e ka deklaruar fajtore per vjedhje. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›