E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket: Gazi i lëngshëm efekte negative për mushkëritë e sytë

Gazi i lëngshëm përdoret gjerësisht ne familjet shqiptare si për ngrohje ashtu dhe për gatim. Përpos përdorimit te gjere te tij qytetaret nuk kane siguri për cilësinë dhe kontrollin e tij.

Edhe pse pasojat qe sjell gazi gjate përdorimit  ne ambiente te mbyllura janë te mëdha, përsëri qytetaret e përdorin atë si mundësi alternative për ngrohje dhe gatim. Problemet me te mëdha nga përdorimi i gazit janë ne rrugët respiratorë dhe ne sy, ndërkohë qe me te ndjeshme ndaj tij janë gratë shtatzëna.

Mjeku alergolog Bardhyl Vaqarri thotë se: “Rreziqet e përdorimit te gazit janë me te mëdha tek personat qe vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike, dhe mosha me te prekur janë fëmijët dhe gratë shtatzëna”.

Mjeku sqaron se qytetaret qe vuajnë nga ndonjë sëmundje duhet te jene me te kujdesshëm se pjesa tjetër e qytetareve, ata duhet te shmangin qëndrimin ne ambientet ku përdoret gaz .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›