E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket Gjendja e minatoreve drejt permiresimit


Një prej minatorëve që ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pas ndërhyrjes kirurgjikale ka rënë në koma, por mjekët janë optimistë për gjendjen shëndetësore të tij.

Sipas mjekëve minatori Basri Toska 50 vjec do të përmirësohet shumë shpejt, pasi nuk ka dëmtime në tru. Po ashtu mësohet se edhe dy minatorët e tjerë të plagosur që ndodhen në këtë spital janë në gjendje të mirë shëndetësore.

"Të tre minatorët kanë politrauma, por brenda parametrave jetësorë", thanë mjekët.

Nga shperthimi, një viktimë

Një minator u vra dhe 8 të tjerë u plagosën nga shpërthimi MinatorëtBulqizë, një i vdekur, 8 të plagosur
Bulqizë, minatorët: Galeritë nuk janë të sigurta Minatorët, pakti nuk zbatohet i gazit në një galeri të minieres së kromit në Bulqize.

Galeria ndodhet nën administrimin e kompanise “ACR”, e cila për tre muaj rresht u përball me grevën e minatorëve që kërkonin më shumë siguri në punë.

Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së martes dhe viktima është 39 vjeçari Naim Shyti, punonjës i grupeve te ajrimit, një pjesetar i rregullt i çdo proteste që minatoret e Bulqizës organizuan gjatë dy muajve të fundit.

Grupi është futur në nivelin 16 për të vendosur sistemin e ajrimit të këtij niveli. Gazmatësi ka diktuar nivele shumë të larta të hidrogjenit dhe ka kërkuar që minatorët të dalin me shpejtesi, por fatkeqësisht një shkëndijë e ka ndezur atë dhe ka shkaktuar shpërthimin tragjik.

Ekipet e shpëtimit i kanë nxjerrë minatorët nga nëntoka. Fillimisht dolën 8 prej tyre, njëri prej të cilëve i vdekur, ndërsa më vonë u gjet edhe minatori i nëntë i plagosur.

Kompania “ACR” ka sqaruar zyrtarisht se ngjarja ndodhi në oren 10, kur grupi ekspert i ajrimit në përbërje e të cilit është gaz-matësi dhe tre punëtorë ajrimi kanë vajtur në front për të matur gazin dhe për të përgatitur tubat për ajrimin e frontit.

Pas disa momentesh, kur këta ekspertë ishin në distancë rreth 40 – 50 metra larg ballit të punimit ka ndodhur shpërthimi.

”ACR” shprehu hidherimin e thellë për humbjen e jetës së punëtorit të ajrimit Naim Shyti. Ndërkohë, Prokuroria e Dibrës, e cila ka nisur hetimet, ka bllokuar të gjithë dokumentacionin e ACR-së.

Edhe inspektimi i galerisë është shtyrë, pasi niveli i hidrogjenit është i lartë, gjë që përbën rrezik dhe miniera është mbyllur.

 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Trevizo, shkatërrohet banda e shqiptarëve
Policia e Trevizos ka shkatërruar në një operacion policor një organizatë italo-shqiptare që shfrytëzonin prostitucionin.
Makina dhuratë për policinë shqiptare
Qeveria holandeze e orientuar nga OSBE-ja i ka dhuruar policisë shqiptare pesë automjete për menaxhimin dhe kontrollin e turmave apo trazirave të mundshme. Tiranë, vrasje për një gërvishtje makine
Një 30-vjeçar ka mbetur viktimë e një agresioni të organizuar nga tre bashkëmoshatarë, në vendin e quajtur Sauk i vjetër në Tiranë. Britani, vdes i riu shqiptar
Një i ri shqiptar, të cilit i ishte refuzuar hyrja në Britani ka vdekur pasi është rrëzuar nga një tren i shpejtësise së larte i Eurostarit. Sherri me thika, në pranga dy vëllezër
Policia e qytetit të Korcës ka vënë në pranga dy persona, të dyshuar për pjesëmarrje në sherrin e djeshëm ku mbeti i vrarë një 23-vjecar.

Lajmet kryesore

Nënë Tereza, 8 vjet nga Lumturimi
19 tetori, festë kombëtare
Itali, edhe Meta në përgjime
Meta-Prifti, nis ekspertiza
Tiranë, vrasje për një gërvishtje makine

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›