E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkelzen Maliqi Ju rrefej Kosoven

Nje bashkebisedim i gjate mes dy kolegesh per zhvillimet e Kosoves nga vitet lsquo60 deri me sot eshte libri qe Shkelzen Maliqi dhe Baton Haxhiu sollen dje per lexuesin shqiptar permes botimeve UET Press. Te gjithe e kane njohur ate cka ka ndodhur ne Kosove luften e UCK-se perpjekjet e presidentit Rugova por pakkush e njeh debatin apo thene ndryshe luften intelektuale qe Shkelzeni dhe intelektuale te tjere kosovare zhvilluan gjate viteve lsquo60 lsquo70 e sot e kesaj dite. Shkelzen Maliqi eshte nder rreshtat e pare dhe kampion i ketij debati intelektual - u shpreh ne mbremjen e promovimit te librit Shkelzen Maliqi shembja e Jugosllavise Kosova dhe rrefime te tjera nje dialog me Baton Haxhiun. Miq intelektuale njerez te medias dhe te botes akademike. Struktura e bisedave te kafeve darkave bashkepunimeve shpjegon ceshtjen e Kosoves ne kuadrin e Jugosllavise para dhe pas shkaterrimit te saj si ceshtje shume e komplikuar larg folklorizimit dhe patetizmit patriotik. Une kam botuar ndoshta 1000 artikuj apo me shume dhe po aq ndoshta edhe intervista. Une vete nuk e kam pare shume nevojen per te bere nje liber dhe krejt merita e kesaj eshte e Batonit - u shpreh filozofi dhe gazetari Shkelzen Maliqi duke vijuar se ishte kembengulja dhe deshira e mikut dhe kolegut te tij Baton Haxhiu qe bene qe intervista e tyre e gjate e cila pasurohej here pas here me pyetje te reja te vinte ne formen e nje libri te plote. Dy autoret e librit Shkelzen Maliqi dhe Baton Haxhiu jane dy autore qe vijne nga Kosova jane dy autore te cilet jane prezente ne shtypin shqiptar nga me te integruarit mes Shqiperise dhe Kosoves por mbi te gjitha jane dy miq dhe dy intelektuale te cilet debati publik ceshtja e Kosoves refleksioni mbi te shkuaren te tashmen dhe te ardhmen e saj dhe e shqiptareve ne pergjithesi i ka shqetesuar prej kohesh - u shpreh Henri Cili.

Maliqi rrefen ne kete bisede me mikun dhe kolegun Haxhiu jeten e tij qe nga vitet lsquo60 si student ne Beograd deri ne zhvillimet e vona ne Kosove. Ky rrefim nuk eshte thjesht nje biografi e tij eshte nje analize e holle e ngjarjeve te rendesishme neper te cilat kaloi Kosova vecanerisht pas qeverisjes se Titos nder ato vite kur nacionalizmi serb nisi te ravijezohej neper Jugosllavi. Shkelzen Maliqi ka bere akte te forta intelektuale ne jeten tij nga debati me nacionalistet serbe ne shtypin e Beogradit e deri tek qendrimet e tij ne fund te viteve lsquo80 e ne vazhdim per Kosoven. Te gjitha keto i japin atij statusin e dikujt qe mire vendoset ne rebusin mes universalizmit dhe kozmopolitizmit tipik per intelektualin dhe patriotizmit te tij si shqiptar. Shumekush tjeter e ka humbur nje prej ketyre betejave Eumlshte bere patriot duke humbur intelektualin apo intelektual duke humbur atdheun - thote Henri Cili ne parathenien e librit.

Megjithese ishte i biri i Mehmet Maliqit ministri i Rendit te asaj kohe ne Kosove ai tregon se kishte deshire te punonte ne Biblioteken Kombetare si bibliotekist i thjeshte dhe qe punesimi te behet sipas rregullave duke qene i detyruar te priste per gjashte muaj. Por nuk mohon se te qenit biri i tij ka qene perparesi deri diku per guximin qe patine demaskimin e nacionalizmit serb te mos kishte menjehere pasoja.

Per te bindur Shkelzenin per te rrefyer eshte rrefim me vete. Per arsye se e pengonte ajo qe quhet modestia e tij per jeten e tij. Se si e ka perjetuar Jugosllavine sesi e ka perjetuar Kosoven dhe per faktin se ka qene nje prej aktoreve kryesore te gjithe asaj qe ka ndodhur ne Kosove pas viteve lsquo81. Ajo qe do u mbetet ne mendje atyre qe e lexojne librin nuk eshte as lufta e UCK-se nuk eshte as ajo qe quhet rezistenca paqesore ne vitet lsquo90 eshte dialogu beteja intelektuale qe Shkelzen Maliqi dhe nje pjese e intelektualeve e ka pasur me intelektualet jugosllave - tha autori i librit Baton Haxhiu. Para vitit 1982 Shkelzen Maliqin ne Kosove pak kush e ka njohur si njeri te shkrimit. Ne jeten e shkronjave dhe debateve por edhe te politikes thuhet se ju ka futur nje leter e hapur e botuar ne revisten Nin te Beogradit. Letra e hapur drejtuar akademikut serb Pavle Ivic ju beri qe te dilni nga gezhoja e anonimitetit. Pse ne te vertete e shkruat letren Kjo eshte pyetja e pare hap udhen librit bisede-interviste mes dy intelektualeve kosovare. Pas kesaj Maliqi rrefen bisedat me te atin per valen ne ngritje te ketij nacionalizmi. Libri i cili do te promovohet sot ne ambientet e Universitetit Evropian te Tiranes eshte i ndare ne periudha kohe dhjetevjecare. aty rrefehet per Beogradin e viteve lsquo60 per Titon dhe Enverin deri tek filozofia paqesore e Ibrahim Rugoves.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›