E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekët: ISKSH nuk na ka dhënë pagën e 13 që na premtoi në fund vit

Drejtoria e QSUT: ISKSH u justifikua se nuk kishim gati borderotë Mjekët e spitalit Nënë Tereza pretendojnë se Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, nuk u ka dhënë pagën mujore shtesë në fund të vitit ose siç thuhet ndryshe pagën e 13. Në deklaratën e ISKSH në datë 28 dhjetor të vitit 2009, thuhej se 20 mijë mjekë të spitale dhe të qendrave shëndetësore në mbarë vendin do të përfitonin nga një pagë mujore shtesë me rastin e festave. Të kontaktuar nga gazeta mjekët dhe infermieret në pavijonin e pediatrisë në

QSUT shprehen se ISKSH i ka gënjyer kur ka deklaruar në fund të vitit, se do tu jepej nga një pagë ose shpërblim në fund të fitit. Sipas mjekëve, ata i kanë kërkuar drejtoreshës Elvana Hana, një shpjegim për mos dhënien e pagave por kjo e ka justifikuar me faktin se do tu shpërndahej, por kur të kishin gati borderotë, pasi kjo ishte pengesa e vetme sipas saj. Por edhe pse kanë kaluar 13 ditë nga fillimi i vitit të ri ata ende nuk e kanë marrë pagën mujore shtesë që duhet ta kishin marrë që në fund të vitit të kaluar. Ndërsa po për të njëjtin problem burimet zyrtare nga drejtoria e QSUT-së, bëjnë me dije për gazetën se paga mujore në fjalë nuk u është dhënë nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, me pretendimin e kësaj të fundit se drejtoria e spitalit nuk kishte gati borderotë ndaj nuk u është dhënë paga. Megjithatë ata janë në pritje të marrjes së pagës mujore shtesë. ISKSHKontaktuar nga gazeta burimet zyrtare nga ky institucion bëjnë me dije se mjekëve të nuk u takon kjo pagë mujore përveç shpërblimit nga qeveria. Të vetmit që duhet të merrnin një pagë mujore ishin ata mjek të poliklinikave dhe jo mjekët e spitaleve. Spitaleve u janë realizuar rreth 300 milionë lekë të ardhura dytësore, 30% e së cilave do të mund të përdoret për shpërblime. Nga fondi i shpërblimeve përfitojnë rreth 11.888 punonjës të shërbimit spitalor sekondar e terciar, nga të cilët mbi 1600 mjekë, 6300 infermierë e laborantë dhe 3988 punonjës të tjerë administratorë e të shërbimit mbështetës. Kështu Drejtoresha e këtij institucioni, Elvana Hana, ka pohuar për median se ISKSH-ja, tashmë, ka çelur për çdo spital, nëpërmjet degëve të thesarit, fondet e nevojshme për dhënien e shpërblimeve me rastin e fundit të vitit, në zbatim të vendimeve të Këshillit të Ministrave. "Ky fond, i cili përbën 5 % të fondit të planifikuar vjetor të pagave në total kap shumën e mbi 260 milionë lekëve. Nga shumica e spitaleve është vepruar për shpërndarjen e këtij fondi, duke dhënë 15 mijë lekë për punonjësit me paga të ulëta dhe 10 mijë lekë për punonjësit e tjerë", ka bërë me dije Hana, duke shtuar se një burim tjetër financimi për spitalet për dhënien e deri një pagë shpërblim, janë edhe të ardhurat dytësore që realizohen nga spitalet. Kjo, sipas Hanës, është bërë e mundur falë një udhëzimi të miratuar nga Këshilli Administrativ i ISKSH-së gjatë këtij viti, i cili u jep të drejtën spitaleve që 30 % të të ardhurave që ata realizojnë t'i përdorin për stimulimin e punonjësve që kontribuojnë direkt në realizimin e të ardhurave, por edhe të punonjësve të tjerë mbështetës.PoliklinikatMbështetur në realizimin e treguesve të vitit 2009-të, rezulton se 415 qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor të përfitojnë edhe pagën e dytë shpërblim. Me këtë pagë, shtuar edhe fondin e shpërblimeve të përdorura në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, rezulton se mbi 60 % e qendrave shëndetësore kanë përfituar të plotë dy paga mujore shpërblim, ndërsa pjesa tjetër kanë përfituar afërsisht 1 pagë e gjysmë. Ndërkohë, burimet nga ISKSH bëjnë me dije se sipas rajoneve rezulton se përfitojnë shpërblime afërsisht dy paga mujore (njëra është marrë në mes të vitit dhe tjetra në fund të vitit), punonjësit e rajoneve të Tiranës, Korçës, Dibrës, Fierit, Beratit, Vlorës, Tropojës, të cilat kanë realizuar më mirë edhe treguesit e cilësisë e performancës. Në zbatim të prioritetit të Qeverisë për reformimin e sektorit të Shëndetësisë, ISKSH ka arritur të bëjë të matshme punën e mjekëve në Qendrat Shëndetësore në të gjithë vendin. Liri Mëhalla

Last Updated on E Merkure, 13 Janar 2010 22:36

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›