E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket: Me te prekur femijet e te moshuarit

Durres Urgjenca e Repartit Pediatrik ne qytetin e Durresit qe prej disa ditesh eshte mbipopulluar nga paciente te prekur nga viroza e stines. Mjeket qe e kane paralajmeruar kete situate si dhe drejtoria spitalore kane marre nje sere masash per te perballur fluksin ne rritje. Shefi i pediatrise Dhimitraq Gergo pranon se me fillimin e javes numri i femijeve qe kerkojne trajtim ne urgjence e me pas ekzaminim e trajtim spitalor ka shenuar rritje. "Verehet se cdo dite kemi shtrim te rasteve dhe jane te njejtat simptoma qe deshmojne se ankesat vine nga ulja e temperatures por edhe nga luhatjet e saj",-ka thene shefi i pediatrise. Femijet qe kane shqetesime nga astma, bronshitet e alergjiket jane me te prekurit nga ulja e temperatures dhe gjendja e tyre shendetesore paraqitet edhe problematike per shkak te mostrajtimit ne kohe nga mjeku i familjes apo edhe mjeku specialist. Aktualisht ne pediatri, si dhe ne patologji nuk ka probleme qe lidhen me zenien e shtreterve. Megjithate spitali i pediatrise ka nisur te perpiloje nje grafik tjeter per te mbajtur nen kontroll te plote situaten. "Shqetesimet e rrugeve te frymemarrjes, kolle e thate, renie te rezistences, acarimet e organeve te te parit, bronkolite si dhe me frymemarrje te renduar, deri ne hemorragji dhe humbje te ekuilibrit",- ka thene patologia Jeta Zalli. Mesatarisht ne urgjencen e pediatrise kryejne vizita 80 femije ne 24 ore, kurse raporti i shtrimit me trajtimin ne banese eshte 1/3. Mjeket kane bere te ditur se jane te njejtat keshilla qe jepen ne raste te tilla per cdo nderrim sezoni si dhe ndryshim te menjehershem te klimes. E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›