Mjekët: S’ka alarm nga A/H1N1
PRISHTINE-Pavarësisht se numri i pacientëve të infektuar me virusin A/H1N1, ose me të ashtuquajturin "gripi i derrit", sivjet ka arritur shifrën 14, zyrtarët shëndetësorë në Kosovë vlerësojnë se situata nuk është alarmante dhe se nuk ka vend për panik.
Doktor Shemsedin Dreshaj, drejtor i Klinikës infektive në Qendrën Klinike Universitare, thotë se pacientët e evidentuar me virusin A/H1N1 kryesisht janë kuruar me sukses.Në Klinikën infektive, deri më sot, këtë vit, kemi pasur 14 raste, të cilat i kemi
konfirmuar.
“Në Klinikën infektive, deri më sot, këtë vit, kemi pasur 14 raste, të cilat i kemi konfirmuar. Të gjithë janë trajtuar dhe janë në gjendje të mirë. Në Klinikën infektive, gjenden vetëm dy pacientë dhe janë në gjendje të mirë. Të tjerët janë lëshuar në shtëpi, po ashtu në gjendje të mirë”, bën të ditur Dreshaj.
Mjekët këshillojnë që elementi i parë është që pacientët të jenë vigjilentë dhe në momentin e shfaqjes së simptomave të gripit, duhet të paraqiten te mjeku. Elementi i dytë, është ofrimi profesional i ndihmës nga stafi shëndetësor, gjë që ekziston në Kosovë. Viktimat nuk mund të përjashtohen".
Sidoqoftë, sipas zyrtarëve shëndetësorë, virusi A/ H1N1, në mënyrë më agresive reagon te personat më të ndjeshëm, siç janë shtatzënat, personat me sëmundje kronike, si dhe tek ata që kanë qenë të sëmurë më parë nga sëmundje të rënda.
(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)