E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekët apelojnë "larg rrezeve të diellit", stimulojnë kancerin e lëkurës

FIER- Në këto ditë të nxehta vere, mjekët rekomandojnë shmangien nga rrezet e diellit, pasi ato janë shkaktare të drejtpërdrejta të kancerit të lëkurës. Kohëzgjatja e tepërt dhe doza e lartë e rrezeve ultravioletë gjatë periudhës së verës, është shkaku kryesor i sëmundjeve dermatologjike, e veçanërisht, melanomës, kancerit të lëkurës.

“Pacientët në këtë peridhë janë tepër të rrezikuar për shkak të rrezatimit ultraviolet, i cili është një nga faktorët kryesor për kancerin e lëkurës, dhe në këtë periudhë ai është më i shtuar qoftë në kohëzgjatje, qoftë në dozën që marrin pacientët”, tha mjeku onkolog në spitalin rajonal të Fierit, Kristaq Qirushi.

Ai u bën apel qytetarëve të ruhen nga rrezet e drejtëpërdrejta, nga djegiet e lëkurës dhe të marrin masa mbrojtëse gjatë plazhit. Sipas tij, stina e verës është mjaft e rrezikshme për shëndetin e lëkurës, ndaj mënyra më e mirë është aplikimi i masave parandaluese.

“Është mirë që gjatë harkut kohor nga ora 10.00 deri në orën 17.00 pacientët të eliminojnë kontaktet e drejtpërdrejta me rrezet e diellit. Ata duhet të mbajnë kapele, syza, dhe plazhistët të lyhen me kremrat solar me filtra 50+”, tha Qirushi.

Sipas tij, ka një rritje të numrit të pacientëve të dignostikuar me kancer të lëkurës. Më të rrezikuar janë moshat fëminore dhe mosha e thyer.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›