Zhvendoset dosja e Sterkajt ne komisision
Koleget demokrate lene menjane Paulin Sterkajn. Ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Sigurise dosja e deputetit Paulin Sterkaj ishte lene ne fund te tavolines duke i ndryshuar edhe vendin ku ai ulej zakonisht ne kete komision. Deputeti Sterkaj i cili nje jave me pare deklaroi largimin nga demokratet mberriti ne fund te mbledhjes se komisionit te sigurise ne salle dhe gjeti te spostuar materialet e tij ne tavolinen e punes se komisionit te Sigurise. Deputeti Sterkaj kerkoi llogari nga anetaret demokrate te ketij komisioni lsquopse eshte vendosur ketu dosja ime. Une rri ne mes. Pretendimi i Sterkaj ka marre pergjigje nga kryetari i Komisionit te Sigurise Leonard Demi i cili ka thene per te zbutur tensionet se kjo nuk eshte bere me qellim te keq. Komisioni per Sigurine Kombetare shqyrtoi dhe miratoi dje kater marreveshje te rendesishme. Fillimisht anetaret e komisionit u njohen me projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes se financimit ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Komisionit te Komuniteteve Evropiane Per programin nderkufitar ndermjet Shqiperise dhe Greqise per vitin 2009 te komponentit te dyte te instrumentit te ndihmes se paraaderimit IPA ndash bashkepunimi nderkufitar per Shqiperine. Objektivi i pergjithshem i ketij programi eshte promovimi i bashkepunimit ndermjet njerezve komuniteteve dhe institucioneve te zonave kufitare me synim arritjen e marreveshjen te mira te fqinjesise zhvillimit te qendrueshem stabilitetit dhe prosperitetit ne interes te perbashket te te dyja vendeve.