Nje koncert per kompozitoret e rinj
Festivali i krijuesve te rinj eshte nje veprimtari qe fillimisht ka nisur ne vitin 2007. Per shkak te mungeses se mbeshtetjes prej institucioneve kulturore ai nuk ka vazhduar me e per kete arsye te rinjte nuk kane pasur mundesi te behen pjese e nje tradite qe ti vendoste perballe njeri-tjetrit. Tashme me krijimin e Qytetit te Artit ne Akademine e Arteve te Bukura projekti i lene pergjysme do te vijoje me tej. Pikerisht mbreme eshte celur nata e pare e ketij festivali i cili do te vazhdoje edhe sot. Ne te do luhen 30 vepra nga kompozitoret pjesemarres. Nje nga arsyet qe e shtyne pedagogun Nestor Kraja te risjelle edhe nje here kete festival eshte per faktin qe karriera e kompozitoreve te rinj te cilet studiojne ne Akademine e Arteve eshte pothuajse nje deshtim. Pa pasur mundesine te realizojne ne skene veprat e tyre ata perfundojne studimet me partiturat qe mbeten ne heshtje. Per kete qellim ai ka bere nje tjeter perpjekje per rikthimin e festivalit te krijuesve te rinj. Ky festival nuk eshte mbeshtetur vazhdimisht dhe nuk eshte menduar si nje aktivitet jashtezakonisht i rendesishem per te kuptuar studentet aq me teper studentet kompozitore. Ata duhet te fillojne me nje lloj sigurie hapat e tyre te para. E pikerisht per te shtyre dhe per te nxitur kete grup te madh studentesh te kompozicionit ne Akademine e Arteve ne filluam kete aktivitet thote Nestor Kraja pedagog i kompozicionit. Ne kemi futur ne koncert qofte vepra historike qofte vepra te studenteve dhe te atyre qe sapo jane diplomuar. Kjo per arsyen e thjeshte se vihet re qe studentet e sapodiplomuar nese nuk u jepet mundesia per te shkruar muzike menjehere pas diplomimit te tyre pergjithesisht karriera u perfundon atje u shpreh Dorian Cene organizator i festivalit.