Mp3 i kërkon ndihmë ish-piratëve

01/06/2005 E çuditshme por e vërtetë, megjithëse mund të duket edhe si një shaka e fatit. Të konsideruar si armiqtë kryesor nga pjesa më e madhe e përdoruesve tashmë ata janë transformuar në ‘armën’ e fundit të shtëpive diskografike kundër piraterisë informatike.
Mp3 i ka kërkuar ndihmë ish-piratëve, pasi kohët e fundit muzika dixhitale është kthyer në një objekt sulmi nga hacker-at.
Nisur nga çfarë ka deklaruar kompania e fuqishme e muzikës Sony Bmg dhe Warner, Shaun Fanning dhe Wayne Rosso, themeluesit e famshëm të Napster dhe Grokster, i janë futur një pune të re. Të hetojnë sistemet ilegale që vjedhin muzikën on-line dhe pasi të evidentohet t’i detyrojnë ata të paguajnë të drejtat e autorit për materialet e shfrytëzuara apo këngët e shkarkuara.
Këta dy kolosë të muzikës, dy ish-pitarë të botës on-online, duket se tashmë janë transformuar në dy ‘engjëj’ mbrojtës të muzikës së ligjshme në internet. "Kur kam hyrë te Sony, Shaun Fanning ishte ende një personazh me brirë dhe sfurk. Tani mendoj se është një ëngjëll”, ka deklaruar administratori i përgjithshëm i Sony BMG, Andy Lack, duke shtuar më pas se “teknologjia është bashkudhëtare e industrisë së argëtimit dhe në veçantë të muzikës, por nuk është ‘shoqe’ aq sa duhet dhe sa do të jetë në vitet e ardhshme”.
Por ndërsa shkarkimi dhe vjedhja on-line e muzikës përbën aktualisht një nga shqetësimet më të mëdha të diskografisë dhe dëmtimi i dokumenteve Mp3 është një tjetër kërcënim i botës së informatikës. Pas Nopir, një virus i ri po kërcënon Mp3 e arkivuar në kompjutera personal. Nuk mund të harrohet kurrsesi ajo që ndodhi vetëm pak kohë më parë në botën e webit dhe të muzikës. Këtë herë virusi i tmerrshëm nuk ishte krijuar për të fshirë të gjitha dokumentet audio por vetëm muzikën cigane.
I pagëzuar me emrin "Antiman-A", kërcënimi më i fundit informatik për të përhapur virusin dhe infektuar kompjuterin shfrytëzon historinë e disa gazetarëve rumunë të rrëmbyer në Irak, muaj më parë. Sipas disa ekspertëve lokalë të sigurisë virusi dërgohet në forma të ndryshme.
Me t’u instaluar ‘Antiman-A’ fshin të gjitha dokumentet mp3 që mbajnë emrat e këngëtarëve më të njohur ciganë. "Autori i këtij virusi është sigurisht një qytetar rumun që do të shprehë pakënaqësinë e tij lidhur me suksesin që ka kjo muzikë në Rumani”, është shprehur Bogdan Dumitri, shef i BitDefender CTO.
Mesa duket tani edhe viruset kanë preferencat e tyre muzikore. Por, ndërsa në Rumani ky virus është kthyer në një shqetësim. Në Perëndim duket se teknologjia po ecën përpara me ritme të tjera. Që nga lindja e Napster në vitin 1998, industria diskografike ka pësuar humbje të konsiderueshme, madje mund të përllogaritet me përafërsi, qindra milionë dollarë.
Webi tashmë ka hyrë në një epokë të re. Piratët janë duke u kthyer në polica.