Appel vendos të modernizojë Macintoshët

01/06/2005 Apple ka vendosur të ndryshojë shoqërinë që prodhon procesorët për kompjuterat e saj Macintosh, duke kaluar nga Ibm te Intel. Ky vendim duket si një revolucion i vërtetë për Appel, nisur edhe nga fakti se asnjëherë kjo kompani nuk është bazuar në strukturën e Intelit për ndërtimin e kompjuterave të saj personal.
Sipas së përditshmes amerikane “Wall Street Journal” kjo ndoshta do të ndikojë në uljen e çmimeve të "Mac".
Ndërkohë që nga shoqëria nuk ka asnjë reagim apo konfirmim, ndërsa një zëdhënës i kompanisë, së drejtuar nga Steve Jobs, idetë apo hipotezat e hedhura në media i ka cilësuar si ‘thashetheme dhe spekulime”.
Në një rast të tillë mbetet për t’u sqaruar se cili do të jetë raporti midis Apple dhe Ibm-së, që prej shumë kohësh është furnizuesi kryesorë i mikroprocesorëve të shoqërisë së kompjuterave.
Apple, mund të zgjerojë tregun e saj të kompjuterave, falë edhe çmimeve më të ulëta që do të vinte si pasojë e përdorimit të chipeve Intel. Ndërsa vetë Intel do të konsolidonte edhe më shumë pozicionin e saj, si udhëheqës, në tregun ndërkombëtar në këtë sektor, duke u përfshirë edhe në një nga tregjet që aktualisht janë më premtues, atë të lexuesit multimedial iPod.