E Hënë, 2 Nëntor 2026

Yahoo në telashe për një foto

01/06/2005  Një shaka e hidhur kjo për Yahoo!. Kompania e fuqishme e browserit duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 30 milion dollarësh për ‘shfrytëzimin’ e paautorizuar të disa fotografive nudo të një vajze të re amerikane.

Sipas të dëmtuarës, Cecilia Barnes, fotot provokuese janë ngarkuar në Yahoo-s nga ish i dashuri fejuari i saj, që për t’u hakmarrë nga vajzës së re ka krijuar një webpage, që ‘strehohet’ në Yahoo, ku përveç një albumi të plotë me fotografi nudo janë publikuar edhe të dhëna personale të vajzës, adresa e e-mailit si dhe numri i telefonit të punës.

Por ish i dashuri i saj ka shkuar edhe më tej. Duke u shtirur si Cecilia, ai është treguar shumë ‘i gjendeshëm’ duke ftuar në chat meshkujt të ndryshëm që kërkonin shoqërinë e saj on line.

"Si pasojë e fotografive dhe të dhënave personale të publikuara në këtë sit, e dëmtuara është përballur edhe me numrin e madh të personave të panjohur që e kanë shqetësuar në vendin e saj të punës, të bindur se mund të kishin lidhje intime me të”, ka deklaruar avokati i Cecilia Barnes.

Sipas tyre, Barnes prej mëse gjashtë muaj i kishte kërkuar Yahoo-së mbylljen e kësaj adrese interneti dhe heqjen e fotografive të saj nga faqet e kësaj kompanie, kërkesë që nuk u përmbush.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›