E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët e përgjithshëm ; Trajnim për mjekë në familje



Rreth 1500 mjekët e përgjithshëm që operojnë në 412 qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, do të nisin trajnime intensive, për t’u bërë mjekë familjeje. Sipas specialistëve, mjeku i familjes duhet të përbëjë portën e sistemit shëndetësor, që do të thotë se pacientët duhet të drejtohen aty fillimisht dhe më pas tek specialisti.

“Trajnimi i mjekëve të përgjithshëm ka nisur në disa qendra, ndaj mbetet që të vijojë më tej”. Kështu është shprehur ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë takimit “Mjekësia e familjes në Shqipëri”, ku merrnin pjesë disa aktorë shëndetësorë.

Duke u parë si problem moszbatimi i sistemit të referimit, sipas të cilit qytetarët nuk mund të drejtohen tek specialisti pa rekomandimin e mjekut të familjes, specialistët kanë hedhur idenë e rritjes së tarifës që duhet të paguajnë qytetarët që nuk respektojnë këtë sistem.

Granti

Pajisje të reja për 14 urgjenca në vend

Janë 14 shërbime të urgjencës në 12 qarqe të vendit të cilat do të restaurohen dhe pajisen me aparatura të reja mjekësore. Kjo do të realizohet në kuadër të marrëveshjes teknike midis Shqipërisë dhe Japonisë, e cila u nënshkrua në Ministrinë e Shëndetësisë. Granti i përfituar nga kjo marrëveshje do të zgjidhë problemin e disa urgjencave në vend, që është mungesa e aparaturave. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, specialistët mendojnë se në gjashtëmujorin e parë të vitit që vjen, të nisë pajisja e urgjencave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›